May 22, 2023 07:45 Europe/Tirane
  •  Grupi Wagner pretendon marrjen e kontrollit të plotë të qytetit Bakhmut

Komandanti i grupit të milicisë Wagner pretendoi se grupi ka marrë kontrollin e plotë të qytetit ukrainas Bakhmut, i cili ka qenë qendër e konflikteve të fundit.

Sipas Reuters, Ukraina e ka mohuar këtë pretendim, megjithatë, ajo ka pranuar se situata në qytet është "kritike". Yevgeni Prigozhin, komandanti i grupit të milicisë së Wagner, në një video-mesazh të publikuar në Telegram, pohoi se të shtunën pasdite i gjithë qyteti i Bakhmut u pushtua nga forcat e Wagner. Prigozhin ndër të tjera tha se ky operacion, i quajtur "Rrota e mishit të Bakhmutit", filloi më 8 tetor të vitit të kaluar dhe zgjati 224 ditë. Duke thënë se ushtria ruse nuk kishte asnjë rol në këtë operacion, komandanti Wagner shtoi: Forcat tona do të nisin të largohen nga Bakhmuti nga e enjtja e ardhshme dhe ne do t'ia dorëzojmë qytetin ushtrisë ruse. Hanna Maliar, zëvendësministre e Mbrojtjes e Ukrainës mohoi rënien e Bakhmutit, por theksoi: Situata në këtë qytet është kritike.   Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se qyteti i Bakhmut (Artymovsk) në Ukrainë ka rënë nën kontrollin e plotë të forcave ruse. Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin të dielën në mëngjes uroi grupin Wagner dhe forcat e armatosura ruse për kapjen e plotë të Bakhmut (Artymovsk). Qyteti i Bakhmut, i cili ndodhet në veri të rajonit të Donetskut, në muajt e fundit ka qenë fokusi kryesor i konflikteve midis Rusisë dhe Ukrainës. Rënia e Bakhmutit, ku Rusia dhe Ukraina besohet se kanë pësuar viktima të rënda, është fitorja e parë e madhe e Moskës në konfliktin pre mëse 10 muajsh. Ky qytet është një qendër e rëndësishme transporti nëpër të cilën kalojnë shumë rrugë në rajonin e Donbassit. Në fillim të luftës, Bakhmut u përdor si një qendër jetike për të plotësuar nevojat e forcave ukrainase të stacionuara në rajon. Bakhmut, i vendosur (34 milje) në veri të Donetskut, qendra e rajonit të kontrolluar nga Rusia, para luftës kishte një popullsi prej 80,000 banorësh dhe ishte një qendër e rëndësishme industriale e rrethuar nga miniera kripe dhe gipsi. I quajtur Artyomovsk nga një revolucionar bolshevik kur Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, qyteti ishte gjithashtu i famshëm për prodhimin e verës së gazuar në shpellat nëntokësore. Rrugët e gjera me pemë, parqe të harlisur dhe një qendër madhështore e qytetit me pallate madhështore të fundit të shekullit të 19-të - e bënë atë një destinacion popullor turistik, por tani është vetëm një zonw e djegur.