May 24, 2023 09:24 Europe/Tirane
  •  Raisi: Epoka e monopolit dhe hegjemonizmit të Amerikës ka përfunduar

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: Me ngritjen e fuqive në zhvillim, epoka e monopolit dhe hegjemonizmit amerikan ka përfunduar.

 Sipas IRNA; Sejed Ebrahim Raisi, president i Republikës Islamike të Iranit, të martën, në një takim me një grup indonezianësh në Qendrën Islamike të Xhakartës, deklaroi se sistemi i arrogancës kërkon të vazhdojë hegjemoninë e tij në botë.  Arsyeja e kundërshtimit të sotëm ndaj Republikës Islamike është sepse Republika Islamike nuk dëshiron të jetë nën barrën e sistemit të arrogancës; Me shfaqjen e fuqive në zhvillim, epoka e hegjemonisë së Amerikës dhe e sistemit arrogant ka marrë fund. Raisi i quajti gënjeshtër pretendimet e Amerikës dhe Perëndimit për demokracinë dhe duke u shprehur se vendet perëndimore dhe Amerika nuk kërkojnë demokraci, kërkojnë hegjemoninë dhe grabitjen e pasurisë së kombeve, iu drejtua zyrtarëve të vendeve perëndimore dhe tha: Nëse jeni në kërkim të demokracisë, lërini palestinezët, jemenasit dhe popullin e Afganistanit të vendosin vetë për fatin e tyre. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit unitetin e quajti një strategji të Umetit Islam kundër përçarjes së armiqve të Islamit dhe tha: Ata që në emër të Islamit dhe fesë krijojnë dallime dhe derdhin gjak në shoqërinë islame, nuk kanë aspak lidhje me Islamin dhe Kuranin dhe vendet islame sot duhet të kenë marrëdhënie shumë të ngushta me njëri-tjetrin. Presidenti Raisi gjithashtu njoftoi se qëllimi i vizitës së tij në Indonezi është  zhvillimi i marrëdhënieve politike, ekonomike, tregtare, kulturore dhe civilizuese me Indonezinë dhe theksoi:  Është e rëndësishme të shfrytëzohen kapacitetet e dy vendeve për të përmirësuar nivelin e marrëdhënieve dypalëshe. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se sot regjimi sionist po shkel të drejtat e popullit palestinez dhe tha:  Ne duhet të përpiqemi për të shpëtuar popullin palestinez dhe myslimanizmi ynë varet nga vëmendja ndaj myslimanëve të shtypur dhe të privuar të botës dhe ne kemi përgjegjësi ndaj të gjithëve. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, të hënën në mbrëmje, me ftesë zyrtare të homologut të tij indonezian, "Judo Widodo" u nis nga Teherani për në Xhakarta, kryeqytetin e Indonezisë./syri/