May 24, 2023 09:25 Europe/Tirane
  •  Kremlini: Dërgimi i avionëve luftarakë në Ukrainë nuk do të ndikojë në operacionet speciale të Rusisë

Zëdhënësi i presidencës ruse njoftoi se dërgimi i armëve të reja perëndimore, përfshirë avionë luftarakë, në Ukrainë me pretekstin e luftës në këtë vend nuk mund të ndryshojë rrënjësisht rrjedhën e operacioneve speciale ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë me kërkesat e përsëritura të Ukrainës për t'u anëtarësuar në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe për të marrë ndihmën prej disa miliona dollarësh nga Perëndimi,dhe pas lëvizjeve të fundit të Perëndimit pranë kufirit rus, më 24 shkurt 2022, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi nisjen e një sulmi ushtarak në rajonin e Donbasit në përgjigje të kërkesës për ndihmë ushtarake nga drejtuesit e rajoneve Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës. Pas kësaj, sistemet luftarake, artilerie dhe raketore ruse sulmuan pozicionet ushtarake ukrainase.  Putin ka theksuar se ky sulm synon de-nazifikimin e Ukrainës dhe çarmatimin e këtij vendi. Presidenti i Rusisë ka paralajmëruar gjithashtu se veprimet e vendeve perëndimore në dërgimin e armëve dhe mercenarëve në Ukrainë do ta shkatërrojnë këtë vend. Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidencës ruse, deklaratën e lartpërmendur e bëri të ditur të martën në përgjigje të premtimit të fundit të vendeve perëndimore për të dërguar avionë luftarakë F-16 në Ukrainë me pretekstin e luftës në këtë vend.  Ai për mediat theksoi: Është e qartë se dërgimi i sistemeve të ndryshme luftarake dhe armëve më të avancuara në Ukrainë po rritet me shpejtësi. Natyrisht, janë marrë vendime për dërgimin e avionëve luftarakë. Lufta në Ukrainë me të gjitha pasojat e saj të gjera politike, ushtarake, ekonomike, sociale dhe madje kulturore tani është në muajin e saj të 15-të dhe vendet perëndimore ende po dërgojnë armë në Ukrainë. Vendet evropiane dhe perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, duke intensifikuar presionin e sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe duke furnizuar Kievin me të gjitha llojet e armëve të lehta dhe të rënda, jo vetëm që nuk hodhën një hap drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, por edhe nxitën zjarrin e konflikteve në këtë vend. Zyrtarët rusë dhe disa ekspertë dhe media perëndimorë e kanë përshkruar luftën në Ukrainë si një luftë ndërmjetëse midis Perëndimit dhe Rusisë. Rusia ka thënë vazhdimisht se dërgimi i armëve perëndimore në Ukrainë vetëm sa do të zgjasë konfliktin në këtë vend dhe do të ketë pasoja të paparashikueshme.