May 24, 2023 09:26 Europe/Tirane
  •  Ndërhyrja e fshehtë ushtarake e Britanisë në 19 vende gjatë 12 viteve të fundit

Gjetjet e një studimi treguan se forcat speciale britanike në 12 vitet e fundit ishin përfshirë në operacione të fshehta në 19 vende, përfshirë Rusinë, Sirinë, Ukrainën dhe Sudanin.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, faqja e internetit e gazetës britanike Guardian shkroi se forcat speciale britanike dërgohen fshehurazi nga kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes për të kryer misione me rrezik të lartë në zonat ku Britania nuk është e përfshirë në luftë. Sipas këtij raporti, forcat speciale britanike kanë qenë aktive edhe në Siri dhe për mbërritjen e tyre në këtë vend raportohet viti 2012, ku ata kanë shkuar për të ndihmuar opozitën siriane. Sipas dokumenteve të zbuluara të Pentagonit, pesëdhjetë forca speciale britanike ishin të pranishme në Ukrainë në fillim të vitit 2023. Në qershor 2015, pak pasi 38 persona, përfshirë 30 britanikë, u vranë nga një sulm terrorist në një hotel plazhi në Tunizi, atëherë kryeministri David Cameron u raportua se u kishte dhënë autoritet të plotë forcave speciale për të arrestuar terroristin. Në prill 2023, pas ndezjes së konflikteve të brendshme në Sudan, forcat speciale morën pjesë në shpëtimin e dhjetëra diplomatëve britanikë nga Khartoum dhe i transferuan ata në një aeroport në veri të kryeqytetit. E vetmja prani e folur në media e këtyre forcave në Rusi lidhet me Lojërat Olimpike Dimërore 2014 në Soçi, ku ata ishin “të pranishëm dhe të gatshëm” për të mbrojtur sigurinë e sportistëve britanikë. Përveç vendeve të përmendura, forcat speciale britanike kanë qenë aktive në Nigeri, Filipine, Algjeri, Estoni, Francë, Oman, Irak, Kenia, Libi, Mali, Qipro, Pakistan, Somali dhe Jemen.