Jerevani dhe Bakuja ranë dakord të njohin integritetin territorial të njëri-tjetrit
Në takimin trepalësh, presidentët e Rusisë, Armenisë dhe Republikës së Azerbajxhanit në Moskë, ranë dakord që Jerevani dhe Bakuja të njohin integritetin territorial të njëri-tjetrit.
Në takimin trepalësh, presidentët e Rusisë, Armenisë dhe Republikës së Azerbajxhanit në Moskë, ranë dakord që Jerevani dhe Bakuja të njohin integritetin territorial të njëri-tjetrit. Agjencia e lajmeve “Azertaj” raportoi: Në këtë takim, i cili u organizua nga presidenti rus Vladimir Putin dhe ku në të morën pjesë presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe kryeministri armen, Nikol Pashinyan, palët njoftuan ecurinë e negociatave për arritjen e paqes.Edhe kryeministri armen, Nikol Pashinyan, në këtë takim tha: Armenia dhe Azerbajxhani kanë arritur një marrëveshje për njohjen reciproke të integritetit territorial të njëri-tjetrit dhe ne po bëjmë përparim të mirë drejt normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe. Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev gjithashtu në këtë takim tha: Duke pasur parasysh që Armenia e njeh Karabakun si pjesë të Azerbajxhanit, është e mundur të arrihet një marrëveshje paqeje midis Bakusë dhe Jerevanit. Aliov shtoi: Ekzistojnë mundësi serioze për normalizimin e marrëdhënieve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë bazuar në njohjen reciproke të integritetit territorial dhe sovranitetit.