May 26, 2023 09:38 Europe/Tirane
  •  Fillon dërgimi  i armëve bërthamore ruse në Bjellorusi

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko tha se ka filluar puna për dërgimin e armëve bërthamore taktike ruse në Bjellorusi.

Sipas televizionit Al Jazeera, Presidenti i Bjellorusisë njoftoi fillimin e transferimit të armëve bërthamore taktike ruse në vendin e tij.  Këto deklarata u bënë disa orë pasi ministrat e mbrojtjes të Rusisë dhe Bjellorusisë të enjten nënshkruan një dokument për vendosjen e armëve bërthamore taktike ruse në Bjellorusi. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se vendimi për transferimin e këtyre armëve ishte marrë pas asaj që ai e quajti "tensione në rritje" në kufijtë e Rusisë. Ministri i Mbrojtjes i Bjellorusisë, Viktor Khrenin, gjithashtu bëri të ditur se me nënshkrimin e këtij dokumenti u bë e mundur mundësia e vendosjes së raketës Iskander-M dhe sistemit S-400 në territorin e Bjellorusisë. Masa do të lidhë më tej ushtritë ruse dhe bjelloruse pasi Rusia kërkon një aleancë më të ngushtë me Minskun, gjë që disa e parashikojnë se do të çojë në humbjen e sovranitetit të Bjellorusisë.  Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se të dy vendet do të kërkojnë mënyra të tjera për të integruar ushtritë e tyre. Rusia dhe Bjellorusia, të cilat kanë pikëpamje shumë të afërta për luftën në Ukrainë, në fillim të këtij viti ranë dakord për të vendosur një pjesë të arsenalit taktik bërthamor të Moskës në Bjellorusi. Presidenti rus Vladimir Putin në mars paralajmëroi se Rusia do të vendoste armë taktike bërthamore në Bjellorusi. Ai ka paralajmëruar NATO-n për pasojat e mbështetjes së saj ushtarake për Ukrainën dhe ka shtuar se kjo është duke nxitur një përplasje me Perëndimin. Presidenti i Rusisë më parë se kishte kërcënuar në rast të zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s, ky vend do të vendosë armët e tij ushtarake në kufijtë e vendeve anëtare të këtij pakti ushtarak. Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë, ka ngritur prej kohësh çështjen e vendosjes së armëve bërthamore në Bjellorusi, të cilat sipas tij janë "taktike". Putin e përshkroi vendosjen e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi si një gjë normale dhe tha se Shtetet e Bashkuara prej vitesh kanë vendosur armët dhe sistemet e saj bërthamore në territorin e aleatëve të tyre.  Ai tha: Nuk ka asgjë të pazakontë këtu; Për dekada të tëra, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur gjithashtu shumë nga armët e tyre taktike bërthamore në bazat e aleatëve të saj në të gjithë Evropën. Ne e bëjmë këtë pa shkelur detyrimet tona dhe pa shkelur detyrimet ndërkombëtare në lidhje me mospërhapjen e armëve bërthamore. Njoftimi i Rusisë u prit me një reagim negativ nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.   Me gjithë reagimet negative të vendeve perëndimore, Alexander Lukashenko dhe zyrtarë të tjerë bjellorusë, duke mbështetur vendosjen e armëve taktike bërthamore të Rusisë, deklaruan se këto armë do të mbrojnë Bjellorusinë nga kërcënimet perëndimore. Që nga fundi i vitit të kaluar, stërvitjet e përbashkëta ushtarake dhe vizitat e zyrtarëve të lartë rusë në Bjellorusi kanë nxitur spekulimet se Bjellorusia mund t'i bashkohet zyrtarisht fushatës ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës.   Megjithatë, Lukashenko e ka mohuar vazhdimisht një qëllim të tillë, por tha se Bjellorusia do t'i përgjigjet çdo sulmi në territorin e saj ose përpjekjeve për të krijuar trazira atje.