May 30, 2023 11:03 Europe/Tirane
  •  Bombardime të rënda në Kiev

Ushtria ruse në sulmet e natës shënjestroi bazat ajrore ukrainase.

Sipas Reuters, Rusia njoftoi se ushtria e vendit në sulmet e natës ka shënjestruar bazat ajrore ukrainase dhe si kundërpërgjigje, forcat ukrainase sulmuan objektet industriale brenda Rusisë.  Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, duke cituar ministrinë e mbrojtjes së vendit, raportoi se më shumë se një bazë ajrore ukrainase ishte shënjestruar, megjithëse dëmtimi i bazave ajrore ende nuk është konfirmuar nga Ukraina. Pas natës së dytë radhazi të bombardimeve duhet thënë se kryeqyteti i Ukrainës është sulmuar për herë të 16-të këtë muaj. Megjithatë zyrtarët thonë se shumica e dronëve dhe raketave të lëshuara gjatë natës u rrëzuan dhe asnjë objektiv në kryeqytet nuk u godit.  Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës gjithashtu njoftoi se të 11 raketat e përdorura në sulmet e natës u shkatërruan.  Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në video-mesazhin e tij tha: "Koha për fillimin e kundërsulmit të Ukrainës është përcaktuar".   Zelenski nuk dha më shumë detaje rreth fillimit të operacionit kundërsulmues, por theksoi se vendimi përfundimtar për fillimin e operacionit kundërofensivë është marrë.