Qershor 06, 2023 08:47 Europe/Tirane
  •  Mike Pence hyn zyrtarisht në garën për zgjedhjet amerikane të vitit 2024

Mike Pence, ish-zëvendëspresidenti i Donald Trump, të hënën hyri zyrtarisht në fushatën zgjedhore presidenciale 2024 duke dorëzuar dokumente në Komisionin Federal të Zgjedhjeve të Shteteve të Bashkuara.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, Mike Pence, ish-zëvendëspresidenti i Donald Trump, të mërkurën në ditëlindjen e tij të 64-të, do të nisë zyrtarisht fushatën e tij, në një takim në Iowa.  Sipas EuroNews, në këtë fushatë, ai do të tentojë me politikanë të tjerë të Partisë Republikane që të prezantohet si kandidati final i kësaj partie në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Për tu emëruar ai duhet të mposhtë ish-partnerin e tij, Donald Trump, në zgjedhjet paraprake republikane të vitit 2024. Mike Pence, pas vitesh besnikëri ndaj Donald Trump, ndryshoi qëndrimin e tij pasi mbështetësit e Trump sulmuan Kapitolin më 6 janar 2021.  Ish zv.presidenti amerikan  tani po fillon të udhëtojë dhe të flasë në shtete që mund të ndryshojnë potencialisht zgjedhjet e para republikane. Duhet theksuar se të gjithë kandidatët republikanë amerikanë kanë akuzuar 80-vjeçarin Joe Biden, i cili mban titullin e presidentit më të vjetër të vendit, për qëndrime të tepruara të majta dhe mospërballje me inflacionin, emigracionin dhe krimet.