Fillimi i një hetimi penal ndaj Trump
Autoritetet gjyqësore amerikane kanë njoftuar se Donald Trump është nën hetim penal për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara.
Prokurorët federalë amerikanë informuan ish-presidentin Donald Trump se ai është nën hetim penal për shkak të mbajtjes së dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. ABC News njoftoi të enjten në mëngjes se prokurorët i dërguan një letër Trumpit dhe e informuan për këtë çështje. Ministria e Drejtësisë në përgjithësi informon personat nën hetim penal në mënyrë që ata të kenë kohë të mjaftueshme për të paraqitur dokumentet përpara se të dalin para gjykatës. Kjo çështje nuk do të thotë domosdoshmërisht që Trump do të akuzohet për vepër penale. Në gusht të vitit 2022, hetuesit zbuluan rreth 13,000 dokumente nga rezidenca e Trump në Maralago në Florida. Njëqind prej këtyre dokumenteve ishin vulosur si konfidenciale. Ndërkohë, një nga avokatët e Trump tha se ai tashmë ia kishte kthyer të gjitha dokumentet e klasifikuara qeverisë amerikane. Trump mbrojti veprimin e tij dhe tha se ai i deklasifikoi këto dokumente gjatë presidencës së tij.