Regjimi sionist kundërshton rezolutën e propozuar nga Kombet e Bashkuara për armëpushim
Ministri i Jashtëm i regjimit sionist shprehu kundërshtimin e tij ndaj rezolutës së propozuar nga 120 anëtarë të Kombeve të Bashkuara për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe njoftoi synimin serioz të këtij regjimi për të përballur dhe shkatërruar Hamasin në Gaza.
Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen shprehu kundërshtimin e tij ndaj rezolutës së propozuar nga vendet anëtare të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara për ndërprerjen e armiqësive dhe vendosjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.
Eli Cohen në kanalin e tij Telegram pohoi: "Ne e refuzojmë kategorikisht kërkesën mizore për armëpushim (kërkesën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për armëpushim) dhe jemi të vendosur të shkatërrojmë Hamasin ashtu siç bënë vendet e botës me nazistët dhe ISIS-in.
Duhet theksuar se të premten në mbrëmje, anëtarët e vendeve anëtare të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, me 120 vota pro, miratuan një projekt-rezolutë jodetyruese që propozonte një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Rripin e Gazës dhe kërkuan përfundimin e vrasjes së civilëve në Gaza dhe dërgimin e menjëhershëm të ndihmave humanitare në Gaza.