Tetor 30, 2023 11:11 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian: Stuhia Al-Aksa ishte vendimi i vetë palestinezëve

Ministri i Jashtëm i Iranit tha: Ne e mbështesim Palestinën dhe nuk e kemi mohuar, por Irani nuk ka asnjë lidhje me operacionin e stuhisë Al-Aksa.

Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amirabdollahian në një intervistë të tij njoftoi se Teherani nuk ka asnjë lidhje me operacionin e Stuhisë Al-Aksa. Ministri i Jashtëm i Iranit theksoi: “Hamasi nuk merr urdhra nga ne. Ata veprojnë në bazë të interesave të tyre dhe ajo që ndodhi më 7 tetor ishte vendim i vetë palestinezëve dhe Irani nuk kishte asnjë përfshirje në të dhe ne nuk duam që kjo luftë të përshkallëzohet.”

Hossein Amir Abdollahian i bëri këto deklarata në përgjigje të fjalëve të disa zyrtarëve sionistë të cilët pretenduan se Irani qëndron pas operacionit të Stuhisë Al-Aksa. Përveç kësaj, ai gjithashtu vuri në dukje se është "absolutisht gënjeshtër" t’i atribuohen Iranit sulmet ndaj interesave të SHBA në Lindjen e Mesme të kryera nga grupe të ndryshme pa ofruar asnjë provë.

Amir Abdullahian gjithashtu në një intervistë për CNN, ngriti pyetjen “pse Amerika është shumë e përfshirë në konfliktin Izrael-Palestinë? Ne jetojmë në Lindjen e Mesme, ndërsa Amerika jo. Nga mijëra kilometra larg ata ndërhyjnë në çdo aspekt të rajonit tonë. Ju duhet të pyesni qeverinë amerikane se çfarë po bëjnë në Irak. A ju ka ftuar qeveria siriane që të keni bazat tuaja ushtarake atje?”

Amir Abdollahian më tej theksoi se “Izraeli është burimi i së keqes, ata në rrugët tona kanë vrarë shkencëtarët tanë bërthamorë. Ata nuk kujdesen për sigurinë e rajonit dhe nëse lufta në Gaza përfundon sot, nuk ka dyshim se në më pak se 24 orë qeveria e saj, qeveria e Netanyahut, do të bjerë.”

Tags