Përfaqësuesi i Palestinës: Në Gaza çdo orë martirizohen 12 fëmijë
Përfaqësuesi i Palestinës në Kombet e Bashkuara tha: Në Gaza çdo orë martirizohen 12 fëmijë.
Sipas Sputnik, Riyad Mansour, përfaqësuesi i Palestinës në Kombet e Bashkuara, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit deklaroi: "Deri më tani, 3500 fëmijë palestinezë janë martirizuar që nga fillimi i operacionit Stuhia al-Aksa në Gaza dhe mijëra palestinezë po vdesin."
Mansour shtoi: Brenda tre javësh, Izraeli vrau më shumë se 3500 fëmijë palestinezë. Përfaqësuesi i Palestinës vazhdoi: "Dy mijë palestinezë janë nën rrënoja. Le t'i nxjerrim dhe t'i varrosim viktimat. Ndaloni vrasjet nga kolonët në Bregun Perëndimor."
Riyad Mansour deklaroi: "Regjimi izraelit po përpiqet të imponojë zhvendosje dhe dëbim të detyruar për palestinezët dhe theksoi: Nuk ka vend të sigurt për banorët e Rripit të Gazës dhe gjysma e ndërtesave në këtë rajon janë shkatërruar. Një armëpushim duhet të vendoset menjëherë dhe autokolonat e ndihmës duhet të jenë në gjendje që të shkojnë kudo në Gaza."
Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka bërë të ditur se numri i dëshmorëve të sulmeve të regjimit sionist në këtë rajon ka arritur në 8306 persona. Ministria e Shëndetësisë në Gaza shtoi se deri më tani 21,480 persona janë lënduar.