Nëntor 02, 2023 18:54 Europe/Tirane
  • Miratimi i një plani anti-iranian në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA

Pas akuzave të Shteteve të Bashkuara, Dhoma e Përfaqësuesve e këtij vendi miratoi një plan që synon vendosjen e sanksioneve të reja kundër Republikës Islamike të Iranit dhe grupeve të Rezistencës.

Sipas raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Lajmeve Fars, në vazhdim të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj krimeve të regjimit sionist, Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara miratoi dje (të mërkurën) një plan që e vë Hamasin dhe Republikën Islamike të Iranit në shënjestër të masave ndëshkuese.

Sipas raportit të rrjetit NTD, “Akti i Parandalimit të Financimit Ndërkombëtar të Hamasit” i cili u prezantua nga Brian Mast, përfaqësuesi republikan i shtetit të Floridës, u miratua me 363 vota pro dhe 46 vota kundër dhe ishte vetëm një përfaqësues republikan bashkë me 45 përfaqësues demokratë që votuan kundër këtij plani.

Sipas planit të mësipërm, do të vendosen sanksione ndaj vendeve të huaja dhe individëve që mbështesin Hamasin dhe Xhihadin Islamik Palestinez. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Xhihadin Islamik Palestinez një organizatë terroriste.

Ky plan kundër Iranit dhe Rezistencës kërkon që presidenti amerikan Joe Biden të vendosë sanksione kundër individëve të huaj dhe vendeve që mbështesin Hamasin brenda 180 ditëve nga miratimi i këtij projektligji.

Sipas planit të mësipërm, vendet e huaja që mbështesin Hamasin nuk do të marrin ndihma amerikane për të paktën një vit.

Nga ana tjetër, presidentit të Shteteve të Bashkuara i kërkohet t’i japë Kongresit një vlerësim të aktiviteteve dhe pasurive të Hamasit, Xhihadit Islamik Palestinez dhe një listë të vendeve që ofrojnë lloje të veçanta mbështetjeje për Hamasin. Ky raport duhet të dërgohet jo më vonë se 90 ditë pas datës së miratimit të këtij ligji dhe të ridërgohet çdo 180 ditë pas raportit paraardhës.

Rezoluta prej tre faqesh, e cila gjithashtu dënonte programin bërthamor të Iranit dhe u prezantua nga Michael McCaul, kryetari republikan i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, u miratua me 354 vota pro dhe 53 vota kundër, ku 50 përfaqësues demokratë së bashku me tre përfaqësues republikanë votuan kundër.

Në këtë rezolutë anti-iraniane, pretendohej se “politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është se të qenit fuqi bërthamore e Republikës Islamike të Iranit nuk është e pranueshme dhe se Irani nuk duhet të jetë në gjendje të posedojë armë bërthamore në asnjë rrethanë, gjithashtu të përdoren të gjitha mjetet e nevojshme për të parandaluar Iranin nga posedimi i armëve bërthamore, për të njohur dhe mbështetur lirinë e veprimit të partnerëve dhe aleatëve, përfshirë Izraelin.

Në këtë rezolutë anti-iraniane po ashtu pretendohej se “Irani aktualisht posedon njohuri të pakthyeshme dhe të rrezikshme bërthamore dhe vazhdimi i tensioneve bërthamore përbën një kërcënim serioz për Shtetet e Bashkuara si dhe aleatët dhe partnerët e saj, përfshirë Izraelin”.

Akuzat e republikanve ndaj Iranit për programin e tij bërthamor vijnë ndërkohë që pavarësisht faktit se Irani po i përmbahej marrëveshjes bërthamore, Uashingtoni u tërhoq nga JCPOA dhe ushtroi presion maksimal kundër Republikës Islamike. Si rezultat, pas një viti Irani reduktoi një sërë angazhimesh të JCPOA për shkak të dështimit të evropianëve për të përmbushur detyrimet e tyre ndaj JCPOA.

Në planin e paraqitur nga republikanët, po ashtu pretendohet se Irani ka pasuruar uranium deri në 90%.

Ndërsa agresioni i regjimit sionist në Rripin e Gazës po i afrohet një muaji, republikanët po përpiqen të ndihmojnë në çdo mënyrë regjimin sionist, madje po përpiqen të kalojnë një buxhet prej 14.3 miliardë dollarësh për të ndihmuar sionistët, dhe kjo në ndërkohë që mbi 9000 palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, janë martirizuar në krimet sioniste.

 

Tags