Kombet e Bashkuara: Rreth 1000 palestinezë u zhvendosën nga Bregu Perëndimor
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut njoftoi se rreth 1000 njerëz janë zhvendosur nga Bregu Perëndimor për shkak të rritjes së dhunës nga kolonët sionistë.
Në një deklaratë, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut shtoi: "Situata në Bregun Perëndimor dhe Kods është gjithashtu shqetësuese për shkak të rritjes së rasteve të shkeljes së të drejtave të njeriut". Sipas kësaj deklarate, dhuna e kolonëve sionistë në Bregun Perëndimor është rritur shumë dhe ka arritur nivelin më të lartë dhe kjo ka detyruar palestinezët që të shpërngulen. Mbështetja perëndimore për regjimin sionist nën pretekstin e vetëmbrojtjes është praktikisht një dritë jeshile dhe një licencë për Tel Avivin që të vazhdojë vrasjen brutale të fëmijëve dhe grave palestineze. Duhet theksuar se “Craig Mokhiber”, drejtori i zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, dha dorëheqjen nga posti i tij në shenjë proteste kundër krimeve të regjimit sionist dhe paaftësisë së Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur civilët.