Nëntor 09, 2023 09:37 Europe/Tirane
  • Tel Avivi shpenzon me miliona dollarë për të krahasuar Hamasin me ISIS

Ministria e punëve të jashtme të regjimit sionist shpenzon me miliona dollarë në vendet perëndimore për të legjitimuar sulmin kundër Rripit të Gazës dhe Hamasit.

Që nga çastet e para që rezistenca palestineze filloi operacionin “Stuhia Al-Aksa” më 7 tetor 2023, në thellësi të kolonive sioniste rreth Rripit të Gazës, dhe çoi në vdekjen dhe robërinë e qindra sionistëve, Tel Avivi u përpoq për të krijuar një imazh të ri të Hamasit duke shpenzuar shuma të mëdha parash.

Regjimi pushtues sionist planifikoi të krahasojë Lëvizjen e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) me grupin terrorist ISIS për të justifikuar operacionet e tij ushtarake kundër Rripit të Gazës dhe për të thënë se “vrasjet dhe masakrat që ai kryen kundër palestinezëve atje kanë për qëllim eliminimin e luftëtarëve të kësaj lëvizjeje, e cila është një kërcënim i paprecedentë për sigurinë e regjimi sionist që nga themelimi i tij në vitin 1948”.

Në këtë kohë kur regjimi sionist ka marrë një goditje të rëndë strategjike nga forcat e rezistencës palestineze Hamas në historinë e betejave izraelito-palestineze, ai po përpiqet të krijojë një koalicion ndërkombëtar kundër kësaj lëvizje të rezistencës së ligjshme duke e krahasuar këtë lëvizje me grupin terrorist ISIS dhe duke paraqitur një imazh të shtrembëruar të saj.

Që në fillim, regjimi sionist publikoi qëllimisht një rrëfim të rremë për Hamasin, në të cilin pretendonte pa prova dhe dëshmi se kjo lëvizje u “kishte prerë kokën fëmijëve” sionistë gjatë operacionit “Stuhia Aksa”.

Ky lloj transmetimi u pranua nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili kritikoi ashpër veprimet e Hamasit pa i kërkuar Tel Avivit të ofrojë prova për pretendimet e tij. Shtëpia e Bardhë jo vetëm që e besoi këtë pretendim të rremë të regjimit pushtues sionist, por gjithashtu e ndihmoi regjimin sionist në përhapjen e këtij informacioni të rremë në media, revista dhe induktimin e kësaj gënjeshtre në ushtrinë sioniste.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili vizitoi Tel Avivin më 24 tetor, tha se Hamasi është një “grup terrorist që synon të shkatërrojë Izraelin”, sipas deklaratave të tij, ai e krahasoi Hamasin me grupet terroriste ISIS dhe Al-Kaeda.

Duke theksuar se ai u propozon partnerëve ndërkombëtarë “të formojnë një koalicion ndërkombëtar dhe rajonal për të luftuar kundër grupeve terroriste që kërcënojnë të gjithë”, Macron theksoi: “Franca është e gatshme të krijojë një koalicion si koalicioni anti-ISIS për t’u përballur me Hamasin”.

Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, tha që në fillim të operacionit Stuhia Al-Aksa: “Ashtu si vendet e civilizuara të botës u bashkuan për të mposhtur ISIS-in, tani është e nevojshme të mbështetet Izraeli për të shkatërruar Hamasin”.

Për këtë qëllim, Netanjahu, ministri i luftës Yoav Galant dhe ministri i tij i jashtëm Eli Cohen që në fillim në takimet e tyre me zyrtarë të huaj që arritën në territoret e pushtuara pas Stuhisë Al-Aksa, u përpoqën ta përhapin sa më shumë këtë slogan: “Hamasi është po ai ISIS”.

Lidhur me këtë, Gallant në një konferencë për shtyp me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin, të zhvilluar më 13 tetor në Tel Aviv, deklaroi: “Fqinjët tanë janë Hamasi, ISIS-i i Gazës”.

Kjo deklaratë pati jehonë të gjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha Austin në të njëjtën konferencë, deklaroi: “Si ish-komandant i Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane, dhuna e Hamasit në mënyrë të qartë më kujton mua ISIS-in”.

Emanuel Nahshon, diplomati i regjimit sionist, në përgjigje të pyetjes së AFP-së më 28 tetor 2023, tha se “duam t’i tregojmë gjithë botës se veprimet e terroristëve të Hamasit janë të njëjta me veprimet e ISIS-it, kështu që fati i tyre duhet të jetë i njëjtë, domethënë shkatërrim i plotë dhe i gjithanshëm”.

Nahshon është zëvendësdrejtori i përgjithshëm i ministrisë së punëve të jashtme të regjimit sionist, “detyra kryesore” e të cilit prej vitesh është të fokusohet “më pak në mediat tradicionale dhe më shumë në rrjetet sociale në hapësirën virtuale”.

Propaganda e gjerë

Një çështje me rëndësi është kjo që Izraeli në mënyrë të veçantë është fokusuar në publikimin dhe promovimin e videoklipeve të dhunshme në mediat sociale për të tërhequr opinionin publik botëror në favor të tij duke “krijuar një tronditje emocionale në mesin e njerëzve”.

Sipas faqes së internetit “Google Ads Transparency”, pas operacionit “Stuhia Al-Aksa”, ministria e jashtme e Izraelit zgjodhi YouTube-n për të publikuar rreth 100 klipe promovuese për të promovuar një narrativë izraelite që lidh kryesisht lëvizjen e Hamasit me terrorizmin dhe thekson se rezistenca palestineze është shumë e ngjashme me ISIS.

Sipas të dhënave të vlerësuara të ofruara nga faqja e internetit “Semarch AdClarity/BiScience”, qeveria izraelite ka shpenzuar më shumë se 8 milionë dollarë vetëm në reklamat në YouTube dhe këto klipe reklamimi kanë qenë shumë të njohura në 3 vende: Franca ishte vendi i parë me një kosto prej 4.6 milionë dollarësh dhe më shumë se 535 milionë shikime të trailer-it. Pas kësaj, Gjermania ishte e dyta me një kosto prej 2.4 milionë dollarësh dhe më shumë se 284 milionë shikime. Vendi i tretë ishte Anglia, e cila kishte arritur më shumë se 250 milionë shikime me një kosto prej 1.2 milionë dollarësh.

Kishte vende të tjera - si në Evropë ashtu edhe jashtë Evropës – në të cilat sionistët kishin bërë shpenzime të konsiderueshme për t’u parë këto klipe (0.3 milionë dollarë) dhe gjithashtu numri i shikimeve të këtyre klipeve në ato ka arritur në rreth 43 milionë. Për të sqaruar shumën e shpenzuar nga agjentët e regjimit sionist për reklama – sipas shifrave të mëparshme – ajo mund të krahasohet me kompaninë Amazon, e cila është një nga reklamuesit më të mëdhenj në platformat elektronike. Amazon në Francë shpenzoi rreth 5.6 milionë dollarë për 30 ditë reklama video duke përfshirë të gjitha platformat elektronike, ndërsa ministria e jashtme izraelite shpenzoi 4.6 milionë dollarë vetëm në platformën YouTube.

Ministria e punëve të jashtme e regjimit sionist shpenzoi gjithashtu më shumë se 8 milionë dollarë për reklama në Evropë për të mbështetur dhe promovuar narrativën e saj për luftën që filloi kundër Rripit të Gazës.

Disa nga këto shifra u konfirmuan nga firma e marketingut dixhital “Semrush”, algoritmet e së cilës gjurmuan pagesën e Izraelit prej 8.5 milionë dollarësh për 1.1 miliardë shikime të reklamave të supozuara të regjimit pushtues sionist në rreth 30 vende.

Të dhënat nënvizojnë gjithashtu se më shumë se 95% e veprimeve të Izraelit janë të përqendruara në tre vendet e Francës, e cila është shtëpia e dy komuniteteve më të mëdha myslimane hebreje dhe arabe në Evropë, dhe Gjermania dhe Anglia.

Sipas kompanisë “Semrush”, 96% e shikimeve janë regjistruar në këto tre vende midis 7 dhe 23 tetorit.

Krahasim i pasuksesshëm

Krahas bombardimeve të rënda kundër Rripit të Gazës, regjimi pushtues sionist, duke përdorur të gjitha mjetet e mundshme, nga televizioni deri te video-lojërat dhe faqet e internetit, ka nisur një fushatë të gjerë dhe shumë të intensifikuar ndërkombëtare për të dënuar më shumë operacionin “Stuhia Al-Aksa”.

Rreth 40 klipe të shkurtra janë publikuar në faqen YouTube të ministrisë së punëve të jashtme të Izraelit që nga fillimi i operacionit “Stuhia Al-Aksa”.

Disa nga këto video ndonjëherë janë të dukshme në seksionin e reklamave dhe nganjëherë hiqen, duke treguar një shkelje të mundshme të udhëzimeve të reklamimit të kompanisë YouTube nga Izraeli.

Ndërkohë gazeta amerikane “Politico” raportoi se kompania Google ka hequr 30 reklama zyrtare izraelite për mosrespektim të udhëzimeve të saj.

Gjithashtu, disa nga këto klipe izraelite të përkthyera në anglisht janë hequr nga rrjetet sociale, nga faqet e mediave tradicionale në internet apo edhe nga programet e lojërave për shkak të mospërputhjes me rregullat e përmbajtjes.

Në fund të çdo klipi, shfaqet një hashtag si “#HamasIsIsis” ose “#BringThemHome” për t’iu referuar më shumë se dyqind personave të kapur rob nga Hamasi, ose “Qëndroni pranë Izraelit, qëndroni pranë njerëzimit”.

Megjithatë, shumë studiues e kundërshtojnë krahasimin midis Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Hamasit dhe grupit terrorist ISIS.

Ayman al-Tamimi, një ekspert i grupeve xhihadiste në Shoqatën e Lindjes së Mesme në Filadelfia, beson se “ky krahasim është tërësisht i gabuar”.

Ai përmend se grupi terrorist ISIS e konsideron Lëvizjen e Rezistencës Islamike Palestineze Hamas “heretike”, sepse, sipas tij, “nuk i zbaton ligjet islame në mënyrë korrekte” dhe nuk dëshiron të krijojë një “kalifat botëror”.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve AFP më 28 tetor, Al-Tamimi tha se Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) shtypi elementët e grupit terrorist ISIS në Rripin e Gazës.

Nga ana e tij, Tzvi Bareil, një analist i shquar i gazetës izraelite “Ha'aretz”, besonte se këto përpjekje izraelite janë të dënuara të dështojnë.

Ai shkroi në një artikull më 13 tetor: “Krahasimi midis Lëvizjes së Rezistencës Palestineze Hamas dhe grupit terrorist ISIS nuk mund të mbulojë dallimet e thella midis të dyve në natyrën e luftimeve të tyre”.

Ai shtoi: “Pavarësisht ideologjisë fetare të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), sipas opinionit publik të botës arabe, ky grup është një pjesë integrale e luftës kombëtare palestineze, ndërsa grupi terrorist ISIS as që mund të ëndërrojë të ketë një pozicion të tillë”.

Nga ana tjetër, Monica Marks, profesoreshë e politikës së Lindjes së Mesme në Universitetin e Nju Jorkut – Dega e Abu Dhabit, thotë se qëllimi i propagandës që thotë se nuk ka dallim mes lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas dhe grupit terrorist ISIS është që Hamas të bëhet objektiv legjitim për Izraelin dhe Perëndimin për t’u hakmarrë ndaj popullit palestinez në përgjithësi.

Lidhur me këtë, gazeta zvicerane “Le Temps”, duke iu referuar videove propagandistike izraelite, ka shkruar se secili nga këto klipe nuk zgjat më shumë se 30 sekonda, dhe kanë shënjestruar 6 shtete evropiane dhe Amerikën përmes YouTube dhe aplikacioneve të lojërave dhe kostoja e tyre është paguar nga ministria e punëve të jashtme të Izraelit.

Regjimi sionist jo vetëm që po përpiqet të promovojë narrativat e tij të rreme me reklama të paguara, por ai gjithashtu merr ndihmë nga influencuesit dhe i paguan ata për të përhapur reklamat e tyre në miliona njerëz në mbarë botën.

Influencer-ët në platformat e mediave sociale kanë zbuluar se Izraeli i paguan ata për të përhapur propagandën dhe narrativat e rreme të regjimit pushtues sionist te miliona ndjekës në mbarë botën në mënyrë që të justifikojnë agresionin e tyre të vazhdueshëm kundër Rripit të Gazës, i cili deri më tani ka lënë mijëra të vrarë dhe të plagosur.

Në anën e kundërt, kushtet dhe mundësitë e komunikimit të drejtpërdrejtë në dispozicion të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) janë të kufizuara në masë shumë të madhe në krahasim me ato të Izraelit, pasi që kjo lëvizje palestineze është shpallur si një organizatë terroriste nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, dhe aktivitetet e saj në Facebook, Instagram, TikTok, YouTube dhe X (ish-Twitter) janë të ndaluara.

 

Tags