Stafi i Kongresit Amerikan kërkon armëpushim në Rripin e Gazës
Punonjësit e Kongresit Amerikan, duke u mbledhur para kësaj godine, kërkuan armëpushim në Gaza.
Sipas ISNA-s, ky grup i quajtur “Punonjësit e Kongresit për një armëpushim” në një deklaratë akuzoi shefat e tyre se nuk i kushtuan vëmendje kërkesës së tyre për vendosjen e armëpushimit në Gaza.
Në këtë deklaratë thuhet: “Ne kërkojmë një armëpushim në Gaza, një ulje të menjëhershme të tensionit në rajon dhe lirimin e pengjeve”.
Gjithashtu, këta demonstrues vendosën lule para ndërtesës së Kongresit Amerikan dhe mbajtën një minutë heshtje për viktimat e konflikteve të fundit në Gaza. Në lidhje me këtë, Mahmoud Abbas, kreu i Autoritetit Palestinez, të enjten tha: “Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës është gjenocid dhe duhet të ndalet menjëherë. Një grup punonjësish të Kongresit Amerikan, duke nderuar viktimat e krimeve të regjimit sionist në Gaza, bënë thirrje për armëpushim në këtë rajon”.
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Rripin e Gazës njoftoi se më shumë se 10700 palestinezë janë martirizuar në sulmet e okupatorit sionist që nga fillimi i betejës “Stuhia Al-Aksa” më 7 tetor.