Nëntor 10, 2023 19:09 Europe/Tirane
  • Irvani: Irani nuk është i përfshirë në asnjë nga sulmet kundër forcave amerikane

Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara shprehet sërish: “Irani nuk është i përfshirë në asnjë nga sulmet kundër forcave amerikane në rajon”.

Në një bisedë me CNN, Amir Saeed Irvani tha: “Ne e kemi thënë qartë se Irani nuk është i përfshirë në asnjë nga sulmet kundër forcave amerikane në rajon” dhe shtoi se “çdo sulm ndaj forcave amerikane në Irak dhe Siri është si rezultat i një vendimi të marrë nga vetë grupet e këtyre vendeve”. Ai shtoi se Irani bashkëpunon me grupet e Rezistencës, por Irani nuk urdhëron asnjë operacion.

Gjithashtu, Irvani tha se Teherani nuk kishte asnjë rol të drejtpërdrejtë në operacionin e 7 tetorit kundër Izraelit. Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, gjithashtu, për luftën në Gaza tha: “Irani ka theksuar se ne nuk synojmë ta zgjerojmë këtë front lufte, por nëse konfliktet në Gaza vazhdojnë, lufta mund të zgjerohet”.

Pas sulmeve të regjimit izraelit kundër popullit të shtypur të Gazës dhe mbështetjes së Uashingtonit për këto sulme, Rezistenca Islamike e Irakut ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të sulmojë bazat amerikane në Irak. Në ditët e fundit, bazat ushtarake amerikane në Irak dhe në Siri janë shënjestruar disa herë nga sulmet me dronë, raketa dhe predha.

 

 

Tags