Mbi 200 të arrestuar në marshimin pro Palestinës në Londër
Mbi 200 persona janë arrestuar nga policia e Londrës ndërsa më shumë se 300,000 demonstrues u mblodhën në solidaritet me Palestinën të shtunën.
Policia Metropolitane e Londrës tha në një deklaratë të shtunën se kishte arrestuar rreth 150 persona nga demonstrata pro-palestineze në Grosvenor Place, Belgravia.
Grupi po gjuante fishekzjarrë dhe shumë kishin veshur mbulesa për fytyrën, pohoi policia, duke shtuar se oficerët po përdornin kompetencat e tyre të Seksionit 60 dhe 60AA për të arrestuar dhe kontrolluar personat e përfshirë.
Ndërkohë, policia deklaroi gjithashtu se ka arrestuar 126 persona, pjesa më e madhe e të cilëve, siç u shpreh, ishin protestues të djathtë që kërkonin të përballeshin me marshin kryesor.
Sipas policisë, më shumë se 300,000 vetë kishin marrë pjesë në demonstratë, me protestuesit që brohoritnin “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë”.
Ata mbanin gjithashtu pankarta ku shkruhej “Stop bombardimit të Gazës”, “Stop Masakrës” dhe “Palestina e Lirë”.