Nëntor 13, 2023 09:41 Europe/Tirane
  • Papa Françesku bën thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Papa Françesku ka bërë thirrje që luftimet mes Izraelit dhe Hamasit të përfundojnë.

Udhëheqësi i Katolikëve në lutjet e tij në Vatikan tha: “U shofshin armët! Ato kurrë nuk do të sjellin paqe, ndaj mos lejoni të përhapet konflikti! Mjaft, mjaft vëllezër, mjaft!”

Gjithashtu, Papa tha se të plagosurit në Gaza duhet të ndihmohen dhe më shumë ndihma humanitare duhet të dërgohet në enklavën e rrethuar.

“Çdo qenie njerëzore, qoftë i krishterë, hebre, mysliman apo i çfarëdo feje tjetër, çdo qenie njerëzore është e shenjtë, është e çmuar në sytë e Zotit dhe ka të drejtë të jetojë në paqe”, tha Papa në fjalimin e tij.

Të shtunën, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të Rezistencës filluan një operacion të befasishëm të quajtur “Stuhia Al-Aksa” kundër pozicioneve izraelite. Kësisoj, forcat e regjimit sionist, për t’u kundërpërgjigjur dhe kompensuar për humbjen e tij si dhe për të ndalur operacionet e Rezistencës, ka mbyllur të gjitha vendkalimet e Rripit të Gazës dhe po bombardojnë këtë zonë.

Në lidhje me këtë, Rami Khouri, një bashkëpunëtor i shquar në fushën e politikave publike në Universitetin Amerikan të Bejrutit, tha: “Izraelitët mendojnë se duke përdorur fuqinë e tyre ushtarake dhe duke u mbrojtur nga SHBA, ata mund të bëjnë gjithçka që duan për të arritur qëllimin e tyre, pra dominimin mbi palestinezët. Dhe kështu, ata përqendrohen në kontrollin ushtarak.”

“Ky është një vazhdim i një politike të dështuar”, tha Khouri, duke shtuar se një qasje e tillë ka shkaktuar shfaqjen e Rezistencës së armatosur, siç është Hamasi.

“Izraeli përdor kontrollin e sigurisë si instrumentin kryesor të ndërveprimit me palestinezët, i cili mund të garantojë vetëm konflikt të përhershëm në të ardhmen”, tha ai.

 

Tags