Nëntor 15, 2023 08:12 Europe/Tirane
  • Irani paralajmëron kundër kërcënimeve bërthamore të drejtuara nga regjimi izraelit

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara paralajmëroi për rrezikun e armëve bërthamore të regjimit izraelit dhe tha se kërcënimet e fundit bërthamore të drejtuara nga zyrtarët e lartë të regjimit izraelit ndaj Iranit dhe Palestinës, nxjerrin në pah rrezikun e këtyre armëve në duart e një regjimi të tillë të paligjshëm.

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir Said Iravani, të hënën, në Konferencën për Krijimin e Një Zone të Lindjes së Mesme Pa Armë Bërthamore dhe armë të tjera të shkatërrimit në masë, deklaroi: “Në nivel rajonal, arsenali i armëve që posedohet nga regjimi izraelit ka gjeneruar shqetësime të mëdha dhe aktuale për përhapjen e tyre.”

Ai shtoi më tej: “Ekzistenca e armëve të tilla, në nivel rajonal apo global, përbën një kërcënim ekzistencial për njerëzimin, duke shërbyer shpesh si një mjet për shantazh”.

Duke deklaruar se mbjatja sekret e aftësive bërthamore të Izraelit është një kërcënim i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, Iravani shtoi: “Në dritën e mizorive të fundit në Lindjen e Mesme, ne shprehim shqetësimin tonë urgjent në lidhje me politikën e Izraelit për paqartësi në çështjet bërthamore dhe përdorimin e mundshëm të armëve të shkatërrimit në masë në konfliktin e Gazës apo gjetkë, nëse nuk parandalohet tani.”

Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, duke vënë në dukje se tani, më shumë se kurrë, krijimi i një Lindjeje të Mesme pa armë të shkatërrimit në masë është thelbësor si një hap themelor drejt një të ardhmeje më të sigurt, theksoi: “Në këto kohë kritike, domosdoshmëria e krijimit të një zone të tillë në Lindjen e Mesme nuk ka qenë kurrë më urgjente”.

Iravani deklaroi se veprimet e regjimit izraelit, duke përfshirë shembuj të terrorizmit dhe sabotazhit kundër programeve bërthamore civile dhe shkencëtarëve në rajon, kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga organet ndërkombëtare si Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe IAEA, duke shtuar: “Është e domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar t’i trajtojë këto kërcënime nga regjimi izraelit si një thirrje zgjimi të ashpër.”

 

Tags