Nëntor 18, 2023 11:04 Europe/Tirane
  • UNRWA: Gaza merr vetëm 10% të ushqimit ditor

Zëdhënësi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë (UNRWA) deklaroi se banorët e Gazës, të bllokuar nga regjimi izraelit, marrin vetëm 10% të ushqimit që u nevojitet çdo ditë.

Zëdhënësi i UNRWA-s paralajmëroi për rritjen e nivelit të kequshqyerjes dhe mungesës së ushqimit në Rripin e Gazës, si dhe rrezikun e një zie të plotë buke.

Siç u shpreh më parë kreu i UNRWA-s, Thomas White, “operacioni i shpëtimit dhe ndihmës është gati të ndalet për shkak të mbarimit të karburantit”.

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit (WFP) McCain tha në një deklaratë të enjten: “Praktikisht, furnizimet me ushqim dhe ujë nuk ekzistojnë në Gaza dhe vetëm një pjesë e asaj që nevojitet po arrin përmes kufijve”.

Sipas WFP, “vetëm 10% e furnizimeve të nevojshme ushqimore kanë hyrë në Gaza që nga fillimi i luftës bashkë me mungesat e karburantit, duke ndikuar rëndë në prodhimin e bukës si dhe në shpërndarjen e ndihmave thelbësore humanitare me kamionë ndihmash që nuk mund të arrijnë në destinacionin e tyre”.

Ushtarët izraelitë goditën infrastrukturat dhe objektet jetike që ndikojnë në jetët e njerëzve. Ushtarët e regjimit sionist shënjestruan fabrikën e miellit “Al-Salaam”, që ishte ishte i vetmi mulli aktiv i grurit në Gaza dhe i cili mund të kontribuonte në krizën ushqimore në Gaza.

 

Tags