Kina ofron mbështetje për rivendosjen e paqes në Azinë Perëndimore
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, iu drejtua një delegacioni zyrtarësh myslimanë, duke shprehur gatishmërinë e Pekinit për të ndihmuar në rivendosjen e paqes në rajonin e Azisë Perëndimore.
Në një takim të hënën me diplomatë nga vendet me shumicë arabe dhe myslimane, Wang theksoi urgjencën e bashkëpunimit për të qetësuar situatën në Gaza dhe për të rivendosur harmoninë në rajon.
“Le të punojmë së bashku për të qetësuar shpejt situatën në Gaza dhe për të rivendosur paqen në Lindjen e Mesme sa më shpejt të jetë e mundur”, iu drejtua Wang delegacionit vizitues.
Duke theksuar situatën e rënduar në Gaza, Wang nënvizoi ndikimin global të krizës humanitare, duke vënë në pikëpyetje këndvështrimin etik dhe parimet themelore të njerëzimit. Ai kërkoi përpjekje të bashkërenduara për të trajtuar katastrofën që po shpaloset, rrezja e së cilës prek të gjitha kombet.
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, princi Faisal bin Farhan Al-Saud, e vuri theksin mbi ndjesitë njerëzore ndaj situates në fjalë, duke nënvizuar rolin vendimtar të komunitetit ndërkombëtar në ndalimin e veprimeve të regjimit izraelit. Ai theksoi nevojën për përgjegjësi globale për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm.
Delegacioni përbëhet nga zyrtarë nga Arabia Saudite, Jordania, Egjipti, Indonezia, Palestina dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik. Vizita e tyre në Kinë është pjesë e një nisme më të gjerë që synon të avokojë (të lobojë) për një ndërprerje të menjëhershme të agresionit izraelit në Gaza dhe të forcojë ofrimin e ndihmës humanitare në territor.
Regjimi izraelit zhvilloi luftën brutale në Rripin e rrethuar të Gazës më 7 tetor, pasi Lëvizja e Rezistencës Palestineze Hamas nisi operacionin “Stuhia Al-Aksa” kundër entitetit pushtues.
Që nga fillimi i agresionit, regjimi i Tel Avivit ka vrarë të paktën 13,000 palestinezë, duke përfshirë më shumë se 5,000 fëmijë dhe 3,300 gra, dhe ka plagosur 30,000 të tjerë.
Ai ka vendosur gjithashtu një rrethim të plotë në pjesën bregdetare, duke ndërprerë karburantin, energjinë elektrike, ushqimin dhe ujin për më shumë se dy milionë palestinezët që jetojnë atje.