Nëntor 22, 2023 09:45 Europe/Tirane
  • Ministri: Irani dhe Arabia Saudite do të zhvillojnë një takim ekonomik

Ministri i Financave dhe Çështjeve Ekonomike të Iranit, Ehsan Khandouzi, ka bërë të ditur se një takim ekonomik mes Iranit dhe Arabisë Saudite pritet të mbahet deri në fund të këtij viti.

Duke folur në margjinat e mbledhjes së kabinetit qeveritar të mërkurën, ministri iranian i Financave dhe Çështjeve Ekonomike, Ehsan Khandouzi, shtoi se takimi vjen si rezultat i marrëveshjeve që ishin bërë më parë midis Teheranit dhe Riadit.

Sipas Iran Press, ministri tha gjithashtu se pavarësisht ndërprerjes së marrëdhënieve ekonomike midis dy kombeve, të dy qeveritë kanë shprehur dëshirën në samitin e Riadit për të forcuar marrëdhëniet ekonomike.

Ai, gjithashtu, kërkoi veprime të mëtejshme nga Banka Qendrore e Iranit për të stabilizuar tregun.

Duke folur për propozimin e buxhetit të këtij viti, ai vuri në dukje se ishin identifikuar dhe parandaluar evazione fiskale, duke rezultuar në një rritje të të ardhurave tatimore të Iranit. Për rrjedhojë, presioni mbi shtresat e mesme dhe të dobëta të shoqërisë nuk do të rritet.

 

Tags