Nëntor 25, 2023 07:45 Europe/Tirane
  • SHBA-ja duhet të mbajë përgjegjësi për krimet izraelite

Këshilltari politik i Udhëheqësit të Revolucionit Islamik tha se Shtëpia e Bardhë duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e regjimit fëmijëvrasës izraelit kundër mbrojtjes legjitime të palestinezëve.

Ali Shamkhani shkroi në një postim në llogarinë e tij X se “Amerika, si mbështetësi kryesor i regjimit sionist, është i dyshuari i parë që fajësohet për krimet e vazhdueshme të këtij regjimi kundër popullit të shtypur të Palestinës”.

“Përgjegjësia për çdo veprim të drejtpërdrejtë nga Uashingtoni kundër mbrojtjes legjitime të palestinezëve nga regjimi sionist fëmijëvrasës, si dhe nga dhuna dhe vrasjet e shkaktuara bie drejtpërdrejt mbi sundimtarët e Shtëpisë së Bardhë”, shtoi ai.

“Operacioni vendimtar, i paprecedentë dhe efektiv ‘Stuhia Al-Aksa’ është një shembull i vërtetë i mbrojtjes legjitime kundër regjimit pushtues dhe kriminal, i cili nuk ndaloi asnjë shtypje, shkelje dhe krim kundër popullit të shtypur të Palestinës gjatë muajve të fundit.”

“Rezistenca Palestineze është një lëvizje e pjekur dhe e pavarur, forca e së cilës është falë mbështetjes së gjerë nga populli”, përfundoi ai.

 

Tags