Marina iraniane do të marrë në dorëzim destrojerin Deylaman
Komandanti i Marinës iraniane, admiral Shahram Irani, ka njoftuar se flota veriore e marinës së shpejti do të pajiset me një destrojer Deylaman.
Ai e bëri njoftimin gjatë një konference për shtyp të premten.
Admirali Irani theksoi se “Deti Kaspik është një det paqeje dhe miqësie dhe shtimi i destrojerit Deylaman i shërben dy qëllimeve kryesore. Qëllimi i parë është të garantohet siguria e transportit detar, duke pasur parasysh kushtet unike të Detit Kaspik. Qëllimi i dytë është rritja e aftësive stërvitore të forcave, pasi të gjitha qendrat e stërvitjes detare janë të vendosura në veri të vendit”, tha ai.
Admirali Shahram Irani zbuloi gjithashtu se “Destrojeri Deylaman është modeli më i fundit i klasit Jamaran, por pajisjet e tij janë përditësuar në përputhje me përvojat e Flotiljes së 86-të të Marinës së Ushtrisë dhe mund të luajë një rol si një anije e fuqishme në fushat e zbulimit, intercepsionit (kapjes, përgjimit) dhe shpëtimit.”
Ai shtoi se “Marina e Republikës Islamike të Iranit planifikon të zhvillojë dy stërvitje të përbashkëta detare me forcat ushtarake të huaja në skajin verior të Oqeanit Indian brenda disa muajve të ardhshëm”.