Irani ndërmjetësoi lirimin e robërve tajlandezë të mbajtur në Gaza
Irani tha se me kërkesë të zyrtarëve të Tajlandës ndërmjetësoi lirimin e 10 robërve tajlandezë të mbajtur nga lëvizjet e rezistencës palestineze në Rripin e Gazës.
Në një deklaratë të shtunën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Naser Kanani tha: "Që nga java e parë e luftës së regjimit sionist në Gaza dhe pas kërkesave të zyrtarëve tajlandezë, çështja u ndoq bashkërisht nga Republika Islamike e Iranit dhe Katari".
Një listë me emrat e këtyre robërve iu dha zyrtarëve të Hamasit për të shqyrtuar çështjen nga një këndvështrim humanitar, tha ai.
Zëdhënësi shpjegoi se ministrat e jashtëm iranian dhe tajlandez zhvilluan bisedime telefonike dhe një takim në kryeqytetin e Katarit, Doha, ku zyrtarët tajlandezë kanë kërkuar ndihmën e Iranit për të mundësuar lirimin e robërve.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme tajlandeze i tha agjencisë Reuters: “Ne që nga fillimi kemi ofruar lista për të gjithë, duke përfshirë Katarin, Egjiptin, Izraelin dhe Iranin”.
Zëdhënësi tha: “Aktorë të ndryshëm kishin ndikim të ndryshëm te Hamasi”.