Nëntor 28, 2023 19:32 Europe/Tirane
  • Udhëheqësi i Iranit: Marina duhet të bëhet një forcë strategjike gjithëpërfshirëse

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik Ajetollah Sejid Ali Khamenei i ka përshkruar forcat detare të ushtrisë iraniane si një kapacitet të madh për vendin, duke theksuar se duhen bërë përpjekje për ta bërë Marinën një forcë strategjike gjithëpërfshirëse.

Duke folur në një takim të martën me një grup komandantësh dhe zyrtarësh të Marinës së Republikës Islamike të Iranit, Ajetollah Khamenei iu referua kapaciteteve të ndryshme në Marinë, veçanërisht kapacitetit të saj për të ndihmuar në zbatimin e politikave ekonomike të bazuara në det.

Ajetullah Sejid Ali Khamenei theksoi nevojën e zbulimit të kapaciteteve të reja për të rritur autoritetin e sistemit dhe të vendit, si dhe për të krijuar vitalitet dhe shpresë në shoqëri.

Në këtë takim, Ajetullah Khamenei e quajti përparimin e marinës mbresëlënëse dhe të pabesueshme dhe tha: “Në vitet e para të revolucionit, prania e Marinës përtej ujërave territoriale ishte e paimagjinueshme, por tani Marina udhëton 360 gradë rreth botës me forcën dhe qëndrueshmërinë e tij dhe kthehet në shtëpi me krenari”.

Udhëheqësi i Iranit shtoi: “Një nga aftësitë e marinës është të përgatisë terrenin për kampet e Karvanëve të Përparimit (grupet e të rinjve që vizitojnë arritjet e subjekteve) për të vizituar fabrikat dhe aftësitë e tyre dhe kjo mund të krijojë shpresë dhe vitalitet tek të rinjtë”.

Ajetollah Khamenei vuri në dukje se, “më parë, nuk ishte e imagjinueshme që Marina e Republikës Islamike të Iranit do të ishte në gjendje të ishte e pranishme në Detin Kaspik, por tani destrojerët janë ndërtuar në brigjet e Detit Kaspik dhe janë vendosur atje”.

Më tej, Ajetollah Khamenei theksoi se duhen bërë përpjekje për ta bërë Marinën një forcë strategjike gjithëpërfshirëse. Në këtë takim, komandanti i Marinës iraniane, kundëradmirali Shahram Irani, renditi zgjerimin e ndikimit në det dhe mbështetjen në teknologji si dy politikat kryesore të Marinës për forcimin e komponentëve të fuqisë së Iranit.

Gjatë një ceremonie të hënën, një destrojer i ri i projektuar dhe prodhuar në vend, i quajtur Deylaman, iu bashkua flotës detare veriore të Iranit për të forcuar sigurinë në Detin Kaspik.

 

Tags