Finlanda mbyll kufijtë me Rusinë ndërsa rriten tensionet mbi azilkërkuesit
Finlanda njoftoi se vendosi të mbyllë të gjithë kufirin e saj lindor me Rusinë për dy javë duke filluar nga 30 nëntori, u shprehën të martën raportet e mediave.
Finlanda ka njoftuar se do të mbyllë përkohësisht të gjithë kufirin e saj me Rusinë pas disa javësh tensionesh midis dy vendeve për azilkërkuesit, tensione të cilat Helsinki i ka etiketuar si një “operacion hibrid” nga Moska.
Me vetëm 24 orë njoftim, qeveria finlandeze tha të martën se do të mbyllte të mërkurën mbrëma Raja-Jooseppi në Lapland, pikën e saj të fundit kufitare të mbetur me Rusinë.
Kryeministri Peteri Orpo tha se masa u nxit nga shqetësimet e sigurisë kombëtare.
“Qëllimi ynë është që situata e jashtëzakonshme në kufirin lindor të Finlandës të kthehet në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur. Ne nuk pranojmë asnjë përpjekje për të minuar sigurinë tonë kombëtare”, tha ai. Më tej vazhdoi: “Rusia e ka shkaktuar këtë situatë dhe është gjithashtu në gjendje t’i japë fund asaj.”
Sipas autoriteteve finlandeze, përafërsisht 900 azilkërkues nga vende si Kenia, Maroku, Pakistani, Somalia, Siria dhe Jemeni kanë hyrë në Finlandë nga Rusia këtë muaj, një rritje prej më pak se një në ditë që ka qenë më parë.
Helsinki thotë se Moska po i dërgon njerëzit drejt kufirit në shenjë hakmarrjeje për vendimin e saj për të rritur bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një akuzë që Kremlini e ka mohuar.
Finlanda u bashkua me NATO-n në fillim të këtij viti, duke u dhënë fund dekadave të mosangazhimit ushtarak, si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.