Putin thotë se Perëndimi nuk ka nevojë për Rusinë e madhe
Presidenti rus Vladimir Putin tha se Perëndimit nuk i duhet një Rusi e madhe.
“Në parim, Perëndimi nuk ka nevojë për një vend kaq të madh dhe shumëkombësh si Rusia”, tha ai në një fjalim në Asamblenë Popullore Mbarëbotërore të Rusisë përmes një lidhjeje video. “Diversiteti dhe uniteti ynë i kulturave, i traditave, i gjuhëve dhe i etnive thjesht nuk përshtatet me logjikën e racistëve dhe kolonizatorëve perëndimorë dhe me skemën e tyre mizore të depersonalizimit, përçarjes, shtypjes dhe shfrytëzimit total.”
“Kështu që ata po ripërdorin përsëri të njëjtën narrativë të vjetër: Rusia është një burg kombesh dhe vetë rusët janë një komb skllevërish. Ne e kemi dëgjuar këtë shumë herë gjatë shekujve. Kemi dëgjuar gjithashtu se Rusia, me sa duket, tani ka nevojë të dekolonizohet”, tha presidenti.
“Në realitet, çfarë duan ata? Në fakt, ata duan të shpërbëjnë dhe plaçkitin Rusinë. Nëse nuk mund ta arrijnë këtë me forcë, atëherë do të përpiqen të mbjellin përçarje.”, vazhdoi ai më tej.
“Ne i konsiderojmë çdo ndërhyrje dhe provokim të huaj që synon të shkaktojë konflikte ndëretnike apo ndërfetare si veprime agresive kundër vendit tonë dhe si një përpjekje për të sfiduar Rusinë me terrorizëm dhe ekstremizëm, si një mjet për të na luftuar ne”, tha Putin duke vazhduar: “Ne do të përgjigjemi në mënyrë proporcionale”.
Presidenti fajësoi elitat perëndimore se e bënë rusofobinë dhe neo-nazizmin ideologjinë e tyre zyrtare.
“Sot, rusofobia dhe forma të tjera të racizmit dhe neo-nazizmit janë bërë praktikisht ideologjia zyrtare e elitave sunduese perëndimore”, citon TASS të ketë thënë ai.