Jemeni: Fati i anijeve të sekuestruara varet nga opsionet e Palestinës
Zëdhënësi i lëvizjes jemenase Ansarullah tha se fati i anijeve izraelite të kapura nga forcat jemenase në Detin e Kuq i nënshtrohet opsioneve të Rezistencës Palestineze.
Javën e kaluar, forcat e armatosura jemenase kapën një anije izraelite në pjesën jugore të Detit të Kuq për të shprehur solidaritetin e tyre me popullin palestinez dhe dënimin e gjenocidit izraelit në Gaza.
Duke mbajtur një fjalim të mërkurën, Muhamed Abdul-Salam theksoi se siguria e kalimeve detare ishte e një rëndësie parësore për Jemenin dhe se konfiskimet e fundit ishin të kufizuara vetëm në anijet izraelite.
Abdul-Salam vuri në dukje se kapja e anijes dhe arrestimi i ekuipazhit të saj ishin në përputhje me solidaritetin me popullin palestinez dhe në mbështetje të rezistencës së tij të guximshme në Gaza.
Më 7 tetor Rezistenca Palestineze kreu Operacionin “Stuhia Al-Aksa” mbi forcat e regjimit izraelit në përgjigje të krimeve të përditshme të regjimit sionist kundër popullit palestinez gjatë 75 viteve të pushtimit të Palestinës që nga viti 1948.
Operacioni shkaktoi një goditje të pariparueshme ndaj inteligjencës dhe reputacionit ushtarak të regjimit izraelit, aq sa SHBA u bashkuan me Francën, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë për të ndihmuar regjimin, por ata nuk mundën të rivendosnin reputacionin e humbur, por lanë gati 15,000 palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë.
Programi Botëror i Ushqimit (WFP) njoftoi se zia e bukës po shfaqet në Rripin e Gazës dhe rreziku është në rritje. Ai gjithashtu raportoi më herët se rreth 2200 palestinezë në Rripin e Gazës kanë nevojë emergjente për ushqim.