Dhjetor 01, 2023 20:48 Europe/Tirane
  • Mosmarrëveshje mes SHBA-së dhe Izraelit për vazhdimin e luftës në Gaza

Burimet në gjuhën hebraike kanë raportuar një mosmarrëveshje mes Amerikës dhe Izraelit për vazhdimin e luftës në Gaza.

Faqja e lajmeve hebraike Vala citoi zyrtarë izraelitë të kenë thënë se sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken u ka thënë anëtarëve të kabinetit të luftës izraelite se zgjatja e luftës në Gaza do të rrisë presionin mbi regjimin dhe SHBA-në.

Vala shtoi se kryeministri Netanyahu, ministri i luftës Gallant dhe shefi i shtabit të ushtrisë izraelite Herzi Halevi i thanë Blinkenit se viktimat e një sulmi tokësor në Gaza do të ishin më pak sesa ato të sulmeve ajrore.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen tha në një takim me Blinken se autoritetet izraelite janë të gatshme të vazhdojnë luftën në Gaza deri në shkatërrimin e Lëvizjes së Rezistencës Islamike (Hamas) dhe kthimin e të gjithë të burgosurve izraelitë.

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken u ka thënë anëtarëve të kabinetit të luftës izraelite se zgjatja e luftës në Gaza do të rrisë presionin mbi regjimin dhe SHBA-në. Në fakt, Blinken nuk bëri thirrje për t’u dhënë fund operacioneve ushtarake të Tel Avivit në Gaza, por shprehu shqetësimin për rritjen e presionit ndërkombëtar nëse lufta zvarritet.

Sekretari amerikan i Shtetit aktualisht është duke vizituar territoret e pushtuara të Palestinës dhe më herët është takuar me kreun e Autoritetit Palestinez. Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi në një deklaratë se Anthony Blinken dhe presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas u takuan në Ramallah.

 

Tags