Dhjetor 03, 2023 08:44 Europe/Tirane
  • Zyrtari rus: Teherani, Moska dhe Nju Delhi po mendojnë të krijojnë grupime industriale

“Rusia po shqyrton mundësinë e krijimit të grupimeve industriale në Iran dhe në Indi si dhe ofrimin e kushteve për investitorët rusë për të hyrë në tregjet e këtyre vendeve”, tha për TASS, Roman Chekushov, kreu i Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Licencimit në Sektrorin e Tregtisë së Jashtme në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë së Rusisë.

“Sigurisht, Irani dhe India janë vendet që ne po shqyrtojmë për krijimin e një grupi industrial. Unë nuk do ta quaja një ‘zonë industriale ruse’, pasi detyra jonë është të tërheqim partnerë indianë, ndoshta edhe partnerë nga vende të tjera, për të krijuar një lloj zinxhiri prodhimi. Prandaj, nëse themi ‘një zonë industriale ruse’, atëherë nuk është; e, nëse (themi) një grup për investitorët rusë që të hyjnë atje me kushte preferenciale dhe të përdorin, ndër të tjera, shërbimet e një kompanie menaxhimi ruse, atëherë është”, tha ai duke folur pas një konference për shtyp në TASS.

Nga ana tjetër, kreu i Qendrës për Tregtinë e Jashtme në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë, Konstantin Kim tha se mund të dallohen tri pika kryesore për të ndihmuar bizneset nga pikëpamja praktike.

“E para është kërkimi i furnitorëve. E dyta është ndihma me logjistikë. Dhe pika e tretë është ndihma për shlyerjet dhe pagesat në situatën aktuale”, tha ai.

Ai shtoi se vitin e kaluar ministria ka ofruar mbështetje për 125 subjekte, dhe gjatë 10 muajve të këtij viti, për më shumë se 600 subjekte.

 

Tags