Dhjetor 04, 2023 08:38 Europe/Tirane
  • Kreu i Mossad-it zotohet të vrasë udhëheqësit e Hamasit në Katar e Turqi

Inteligjenca izraelite është e gatshme të eliminojë liderët e grupit palestinez Hamas në mbarë botën, duke përfshirë Katarin dhe Turqinë, ku ndodhen disa prej tyre, sipas një regjistrimi audio të transmetuar nga “Radio Kan” të deklaratave të bëra nga drejtori i Agjencisë së Sigurisë të Izraelit, Ronen Bar.

“Kabineti vendosi një synim për ne, të zhdukim Hamasin. Dhe ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë, ky është Mynihu ynë”, tha ai, duke iu referuar operacionit 20-vjeçar izraelit për të gjurmuar autorët përgjegjës për sulmin e vitit 1972, që njihet si Sulmet e Olimpiadës së Mynihut.

Në një fragment tjetër, të transmetuar nga Radio Kan, zyrtari i sigurisë vuri në dukje: “Në çdo vendndodhje, në Gaza, në Bregun Perëndimor, në Liban, në Turqi, në Katar, kudo. Do të duhen disa vite, por ne do të jemi atje për ta bërë atë”, shtoi ai.

 

Tags