Irani dhe Rusia diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe
Delegacionet e larta nga Irani dhe Rusia diskutuan për një sërë iniciativash për të përshpejtuar zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme dypalëshe dhe për të zgjeruar marrëdhëniet në fusha të ndryshme.
Pas një takimi dypalësh midis presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, të zhvilluar të enjten në Moskë, delegacionet e larta ekonomike dhe politike të të dy vendeve biseduan për çështje me interes të përbashkët.
Në mbledhje morën pjesë ministri i jashtëm i Iranit, ministri i rrugëve dhe zhvillimit urban, ministri i naftës, kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit dhe homologët e tyre rusë.
Të dy në takim palët diskutuan një sërë çështjesh dypalëshe, shkëmbyen mendime për bashkëpunimin në fushën e energjisë, sektorit monetar dhe bankar, transportit dhe bujqësisë, si dhe vlerësuan planet për nisma të reja për të përshpejtuar zbatimin e marrëveshjeve të kaluara.