Dhjetor 10, 2023 08:18 Europe/Tirane
  • Protestuesit pro-palestinezë kanë bllokuar fabrika të shumta armësh në Britani

Dhjetra demonstrues me flamuj palestinezë po organizojnë bllokada në fabrikën BAE Systems në Glasgow, fabrikën L3Harris në Brighton dhe në dy vende të tjera në Bournemouth dhe Lancashire.

Protestuesit në Mbretërinë e Bashkuar kanë bllokuar hyrjet në katër fabrika të armëve që i ofrojnë Izraelit armë dhe furnizime, shkroi të enjten në mediat sociale grupi aktivist “Punëtorët për një Palestinë të Lirë”.  

“Mbi 1000 sindikalistë në vende të shumta anembanë Britanisë po bllokojnë fabrikat e armëve që po furnizojnë me armë Izraelin. Sot sindikalistët kanë mbyllur 4 site në Britani të cilat prodhojnë komponentë për avionin luftarak F-35 që aktualisht përdoret në bombardimet e Izraelit ndaj Gazës”, shkroi grupi në platformën X (ish-Twitter).

“Dhjetra demonstrues me flamuj palestinezë po organizojnë bllokada në fabrikën BAE Systems në Glasgow, fabrikën L3Harris në Brighton dhe në dy vende të tjera në Bournemouth dhe Lancashire”, raportoi CNN.

Gjithashtu, ata bënë thirrje që qeveria britanike të mbështesë një armëpushim të përhershëm në Gaza.

Mbretëria e Bashkuar është një furnizues kryesor për ushtrinë izraelite, duke siguruar 15% të komponentëve për avionët luftarakë F-35të Izraelit, sipas një raportimi të publikuar nga organizata Campaign Against Trade (CAAT) me bazë në Mbretërinë e Bashkuar më 17 tetor. Vlera totale e këtyre kontratave vlerësohet të jetë 422 milionë dollarë (336 milionë £) që nga viti 2016, sipas CAAT.

 

Tags