Dhjetor 12, 2023 08:16 Europe/Tirane
  • Nënat britanike solidarizohen me nënat palestineze

Në një peticion me 13 mijë firma, nënat britanike kërkuan ndalimin e vrasjes së fëmijëve palestinezë në Rripin e Gazës.

Dhjetëra nëna britanike me fëmijët e tyre u mblodhën para zyrës së kryeministrit në Downing Street të hënën vonë, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe fundin e mbështetjes politike dhe ushtarake ndaj regjimit izraelit nga disa vende perëndimore, veçanërisht Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Nënat dhe fëmijët britanikë që mbanin një rrotull letre 9 metra të gjatë me 13000 nënshkrime të prindërve dhe të fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar, theksuan ndalimin e menjëhershëm të gjenocidit që ushtrohet ndaj fëmijëve dhe nënave palestineze në Rripin e Gazës.

Me fillimin e sulmeve brutale izraelite në Gaza më 7 tetor 2023, në rrugët e Londrës po mbahen mitingje dhe demonstrata javore anti-sioniste dhe këto ditë mbështetësit e Palestinës po mblidhen në Downing Street.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe janë mbështetës të vendosur të regjimit sionist dhe përveç mbështetjes politike për këtë regjim në forumet ndërkombëtare, SHBA-të i japin gjithashtu armë regjimit për të vazhduar vrasjen e palestinezëve në Gaza.

 

Tags