Dhjetor 16, 2023 10:23 Europe/Tirane
  • Kina, Irani dhe Arabia Saudite bëjnë thirrje për t’u dhënë fund krimeve izraelite në Gaza

Irani, Kina dhe Arabia Saudite kanë kërkuar së bashku veprime urgjente për t’u dhënë fund mizorive të Izraelit në Rripin e rrethuar të Gazës dhe për t’u ofruar ndihmë të qëndrueshme palestinezëve.

Zëvendësministri i Jashtëm i Kinës Deng Li priti të premten për herë të parë në Pekin zëvendësministrin e jashtëm të Iranit për çështjet politike Ali Bagheri-Kani dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite Waleed bin Abdulkarim El-Khereiji në kuadrin e komitetit të përbashkët të tre vendeve.

Në një deklaratë, treshja shprehu kundërshtimin ndaj zhvendosjes së detyruar të palestinezëve dhe nënvizoi se çdo marrëveshje e ardhshme në lidhje me Palestinën duhet të mishërojë vullnetin e popullit të saj dhe të mbështesë të drejtën e tyre për të krijuar shtetin e tyre dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje.

Diplomatët, gjithashtu, shprehën shqetësimin për rrethanat aktuale kritike në Gaza.

Gjithashtu, në takim, diplomatët diskutuan për progresin në marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe Iranit, duke përfshirë rihapjen e ambasadave përkatëse në Riad dhe në Teheran.

Diplomatët iranianë dhe sauditë shprehën vlerësimin për rolin ndikues të Kinës në afrimin mes Teheranit dhe Riadit dhe ripohuan angazhimin e tyre të plotë për zbatimin e Marrëveshjes së Pekinit.

Të tre zyrtarët ranë dakord për takimin e radhës, që do të mbahet në Arabinë Saudite në qershorin e ardhshëm.

 

Tags