Dhjetor 18, 2023 07:42 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm i Iranit takohet me Emirin e ri të Kuvajtit

Ministri i Jashtëm Iranian, i cili ka udhëtuar për në Kuvajt ka zhvilluar një takim me Emirin e ri të Kuvajtit, Mish‘al al-Ahmad al-Jaber Al-Sabah.

Në këtë takim, Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit përcolli ngushëllimet e Presidentit, kombit dhe qeverisë së Republikës Islamike të Iranit për vdekjen e ish-Emirit Sheikh Nawaf al-Ahmad al-Jaber Al-Sabah.

Hossein Amir-Abdollahian uroi zgjedhjen e Emirit të ri të Kuvajtit dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Islamike të Iranit për këtë vend.

Kryediplomati i Iranit, duke iu referuar marrëdhënieve të mira mes Iranit dhe Kuvajtit, shprehu shpresën se në epokën e re do të ketë shumë më tepër zhvillim të marrëdhënieve.

Në këtë takim, Emiri i ri i Kuvajtit përcolli edhe përshëndetjet e tij të përzemërta për Liderin Suprem dhe Presidentin e Republikës Islamike të Iranit dhe vlerësoi Republikën Islamike të Iranit për mesazhin e ngushëllimit dhe simpatisë.

Emiri i Kuvajtit deklaroi se kishte caktuar Ministrin e Punëve të Jashtme dhe anëtarët e tjerë të qeverisë së Kuvajtit që të vazhdonin zgjerimin e gjithanshëm të marrëdhënieve me Iranin me ritme më të shpejta.

 

Tags