Trupat franceze largohen nga Nigeri
Me tërheqjen e grupit të fundit të ushtarëve francezë nga Niamey, pranisë ushtarake të Francës në Niger i ka ardhur fundi.
Tërheqja e grupit të fundit të ushtarëve francezë u bë të premten vonë në një ceremoni ku morën pjesë komandantë të lartë ushtarakë të Nigerit në bazën ajrore 110 Niamey. Tërheqja filloi në tetor të vitit 2023.
Pasi qeveria ushtarake mori detyrën në Niger, populli demonstroi në kryeqytetin Niamey, duke kërkuar përfundimin e pranisë politike dhe ushtarake të Francës në vendin e tyre dhe të premten e 22 dhjetorit u arrit fitorja historike.
Ushtria franceze dhe avionët e mallrave u larguan nga Nigeri, duke shënuar një fazë të re në historinë politike të vendit.
Qeveria ushtarake në Niger dhe populli i vendit kanë theksuar gjithmonë ruajtjen e integritetit territorial dhe të pavarësisë politike, ushtarake dhe ekonomike.
Më herët, me tërheqjen e ambasadorit francez, populli i Nigerit ka festuar dhe ka theksuar se do të mbajë festën e dytë pas realizimit të fitores së dytë, pra tërheqjes së plotë të forcave ushtarake franceze nga Nigeri.
Populli e sheh tërheqjen e plotë të francezëve si një nder për vendin e tyre.