Dhjetor 24, 2023 09:52 Europe/Tirane
  • Ministria e Jashtme e Iranit thërret të ngarkuarin me punë të Rusisë për çështjen e ishujve të Gjirit Persik

Ndihmësdrejtori i përgjithshëm i Departamentit të Gjirit Persik pranë Ministrisë së Jashtme të Iranit, thirri të shtunën të ngarkuarin me punë të Rusisë në Teheran në mungesë të ambasadorit të vendit.

Ndihmësdrejtori i përgjithshëm i Departamentit të Gjirit Persik pranë Ministrisë së Jashtme të Iranit të shtunën, më 23 dhjetor 2023, thirri të ngarkuarin me punë të Rusisë në Teheran në mungesë të ambasadorit të vendit.

Protesta e fortë e Republikës Islamike të Iranit iu përcoll diplomatit rus lidhur me mbështetjen e përsëritur të Moskës për pretendimet e pabaza të bëra në një deklaratë të lëshuar nga Konferenca e 6-të e Forumit të Bashkëpunimit Arabo-Rus në Marok.

Në takim, ndihmësdrejtori i përgjithshëm i Departamentit të Gjirit Persik pranë Ministrisë së Jashtme të Iranit i kujtoi diplomatit rus domosdoshmërinë e respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve si një parim i njohur dhe themelor i marrëdhënieve midis kombeve të botës.

Zyrtari i Ministrisë së Jashtme ripohoi sovranitetin e përjetshëm të Iranit mbi tre ishujt iranianë në Gjirin Persik dhe theksoi se qeveria e Republikës Islamike të Iranit hedh poshtë çdo pretendim nga çdo anë në këtë drejtim si ‘të papranueshëm’.

I ngarkuari me punë rus theksoi se ai do t’ua përcjellë shpejt protestën e Republikës Islamike të Iranit zyrtarëve të vendit të tij.

 

Tags