Dhjetor 24, 2023 10:28 Europe/Tirane
  • Tre vende evropiane u tërhoqën nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA kundër Jemenit

Franca, Spanja dhe Italia refuzuan komandën amerikane të Operacionit “Prosperity Guardian” (Ruajtësi i Prosperitetit) në Detin e Kuq dhe thanë se ata do të vepronin vetëm nën komandën e NATO-s ose të BE-së, jo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministria e Mbrojtjes e Francës deklaroi se mbështet përpjekjet për të siguruar lirinë e lundrimit në Detin e Kuq dhe zonën përreth dhe tha se ajo tashmë operon në rajon. Por theksoi tha se anijet e saj do të qëndrojnë nën komandën franceze dhe nuk tha nëse do të dislokonte më shumë forca detare.

Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes e Italisë deklaroi se do të dërgonte fregatën detare “Virginio Fasan” në Detin e Kuq për të mbrojtur interesat e saj kombëtare në përgjigje të kërkesave specifike të bëra nga pronarët italianë të anijeve. Ajo tha se kjo ishte pjesë e operacioneve të saj ekzistuese dhe nuk ishte pjesë e Operacionit “Prosperity Guardian” (Ruajtësi i Prosperitetit).

Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes e Spanjës deklaroi se do të merrte pjesë vetëm në misionet e udhëhequra nga NATO-ja ose operacionet e koordinuara nga BE-ja. “Ne nuk do të marrim pjesë në mënyrë të njëanshme në operacionin e Detit të Kuq”, thuhet në deklaratë.

 

Tags