Dhjetor 26, 2023 09:16 Europe/Tirane
  • Irani dhe EEU nënshkruajnë një marrëveshje të tregtisë së lirë

Ministri iranian i Industrisë, Minierave dhe Tregtisë, në emër të Republikës Islamike të Iranit, nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë me përfaqësues të Unionit Ekonomik Euroaziatik (EEU).

Irani dhe anëtarët e EEU-së, përfshirë Bjellorusinë, Kazakistanin, Kirgizistanin, Rusinë dhe Armeninë, nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë në një ceremoni në Shën Petersburg të hënën.

Abbas Aliabadi, Ministri iranian i Industrisë, Minierave dhe Tregtisë, e nënshkroi këtë marrëveshje në emër të Republikës Islamike të Iranit. Në emër të Bashkimit Euroaziatik këtë marrëveshje e nënshkruan zëvendëskryeministrat e vendeve anëtare.

Në ceremoni ishin të pranishëm Mehdi Safari, zëvendësministër për diplomacinë ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Andrey Slepnev, ministri përgjegjës për tregtinë e Komisionit Ekonomik Euroaziatik, Kazem Xhelali, ambasadori i Iranit në Rusi dhe zyrtarë të tjerë të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik.

Pas anëtarësimit të Iranit në Organizatën e Bashkëpunimit të Shanghait dhe pranimit të Iranit si një anëtar i ri i grupit BRICS në fillim të vitit 2024, nënshkrimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik konsiderohet një tjetër hap kyç në drejtim të zhvillimit të shkëmbimeve tregtare të Iranit me vendet e tjera.

Më 29 maj 2014, EAEU u krijua zyrtarisht kur shtetet anëtare themeluese Bjellorusia, Kazakistani dhe Rusia nënshkruan Traktatin për Bashkimin Ekonomik Euroaziatik dhe ky traktat hyri në fuqi më 1 janar 2015. Armenia dhe Kirgizistani nënshkruan marrëveshjet e anëtarësimit në EAEU në tetor dhe dhjetor 2014.

 

Tags