Dhjetor 26, 2023 19:31 Europe/Tirane
  • Zëdhënësi i MPJ të Iranit reagon për dëshmorin e IRGC

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane ka dënuar ashpër masën e regjimit izraelit për të martirizuar gjeneralin Sejid Razi Musavi, një këshilltar iranian kundër terrorizmit në lagjen e banimit Zejnebijeh në kryeqytetin sirian, Damask.

Naser Kan‘ani e përshkroi këtë krim si një akt terrorist agresioni, duke thënë se ky veprim frikacak dhe i urryer është një tjetër shenjë e natyrës terroriste të regjimit izraelit.

Ai shtoi se gjatë gjithë ekzistencës së tij të mjerë, regjimi izraelit ka shkelur shpesh dhe në mënyrë të vazhdueshme ligjin dhe normat ndërkombëtare dhe ka kryer të gjitha llojet e krimeve, dhe të dielën, ai bëri një tjetër akt frikacak dhe terrorist.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane i shprehu ngushëllime popullit të madh iranian, Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik dhe familjes së gjeneralit të nderuar për martirizimin e tij.

Kan‘ani shtoi se Republika Islamike e Iranit rezervon të drejtën të marrë masat e nevojshme dhe t’i përgjigjet këtij akti në vendin dhe kohën e duhur.

 

Tags