Tubimet pro-palestineze në Berlin hyjnë në javën e 12-të
Populli pro-palestinez nga kombësi të ndryshme në Gjermani dolën në rrugët e Berlinit dhe përsëritën solidaritetin e tyre me popullin e Gazës.
Që nga lufta e gjithanshme e regjimit izraelit në Gaza, gjatë së cilës ndodhi një gjenocid në rajonin palestinez, janë vrarë mbi 21600 palestinezë dhe më shumë se 56000 të tjerë janë plagosur.
70 për qind e viktimave janë fëmijë dhe gra, dy grupet shoqërore që duhet të mbahen të sigurt nga bombardimet në çdo luftë, por forcat izraelite i shënjestrojnë qëllimisht ato.
Mbështetësit e Palestinës në Gjermani morën pjesë në demonstratat anti-izraelite në Berlin të shtunën në mbrëmje, duke dënuar gjenocidin e regjimit sionist mbi popullin palestinez në Rripin e Gazës.
Ata mbanin flamuj palestinezë dhe brohoritën parulla për çlirimin e Palestinës, duke u bërë thirrje komuniteteve ndërkombëtare dhe shteteve perëndimore të marrin masa për vendosjen e një armëpushimi të përhershëm në Gaza dhe të ndalojnë gjenocidin ndaj palestinezëve.
Demonstruesit, gjithashtu, përkujtuan popullin palestinez të martirizuar në Gaza, veçanërisht fëmijët.
Që nga 7 tetori, numri i njerëzve të martirizuar gjatë sulmeve të regjimit izraelit në enklavë i kaloi 21300. Gjithashtu, janë plagosur mbi 55600 palestinezë.