Irani dërgon destrojer në Detin e Kuq
Marina iraniane ka dërguar një destrojer në Detin e Kuq si pjesë e flotiljeve që marrin pjesë në misione të rregullta në ujërat ndërkombëtare.
Marina iraniane ka vendosur një destrojer në Detin e Kuq si pjesë e misioneve të saj të rregullta në ujërat ndërkombëtare. Të hënën, luftanija IRIS Alborz, e cila i përket Flotës së 94-të Detare të ushtrisë iraniane, kaloi ngushticën Bab-el-Mandeb dhe hyri në Detin e Kuq.
Për të mbikëqyrur misionet detare në oqeane të ndryshëm, Marina iraniane ka krijuar tre komanda oqeanike: një për Oqeanin Indian, një për Oqeanin Paqësor dhe një për Oqeanin Atlantik.
Gjatë një takimi me disa komandantë dhe zyrtarë të Marinës së Iranit në nëntor 2022, udhëheqësi i Revolucionit Islamik të Iranit Ajetollah Ali Khamenei, theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të pranisë së Iranit në ujërat ndërkombëtare. Ai, gjithashtu, theksoi nevojën që Marina të përmirësojë aftësitë e saj luftarake dhe pajisjet e mbrojtjes duke vazhduar lundrimin në det të hapur dhe në detrat e largët.