Janar 01, 2024 20:44 Europe/Tirane
  • Kina i bën thirrje SHBA-së të ndërmarrë veprime praktike për të stabilizuar marrëdhëniet

Presidenti kinez Xi Jinping i ka bërë thirrje administratës amerikane të ndërmarrë veprime praktike për të lehtësuar zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Sipas Televizionit Qendror të Kinës, Xi Jinping dhe presidenti amerikan Joe Biden shkëmbyen mesazhe në 45-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Të dyja palët duhet të zbatojnë me zell konsensusin dhe marrëveshjet e rëndësishme që janë arritur nga krerët e dy vendeve dhe të ndërmarrin veprime praktike për të lehtësuar zhvillimin e qëndrueshëm, të shëndoshë dhe të përhershëm të marrëdhënieve Kinë-SHBA”, tha presidenti kinez në mesazhin e tij.

“Historia ka dëshmuar plotësisht dhe do të vazhdojë të dëshmojë se përkushtimi për respekt të ndërsjellë, bashkëjetesë paqësore dhe bashkëpunim të dobishëm reciprok është rruga e duhur për dy fuqitë e mëdha, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe duhet të bëhet fokusi i përpjekjeve të përbashkëta të Kinës dhe SHBA-së në një epokë të re”, shtoi Xi Jinping.

 

Tags