Janar 02, 2024 18:58 Europe/Tirane
  • Komandanti i Marinës së IRGC-së: SHBA nuk ka arsye të qëndrojë në Gjirin Persik

Komandanti i Marinës së Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) tha se “Shtetet e Bashkuara nuk mund të justifikojnë praninë e tyre ushtarake në rajonin e Gjirit Persik”, duke shtuar se “kërcënimet e huaja ushtarake në rajon janë neutralizuar”.

Duke folur në një ceremoni të mbajtur nga selia e IRGC-së në qytetin Kum të hënën, admirali Alireza Tangsiri deklaroi se nuk ka më asnjë arsye për praninë e SHBA-së në Gjirin Persik.

“Kostoja ditore e një aeroplanmbajtëseje është 6.5 milionë dollarë, e një destrojeri është 300 mijë dollarë dhe e një anijeje luftarake detare është 150 mijë dollarë dhe sot, me forcën e besimit dhe ndihmën e Zotit të Madhëruar, ne e kemi bërë joefektive praninë e pajisjeve të tilla ushtarake në rajonin e Gjirit Persik”, tha komandanti i Marinës së IRGC-së.

“Kostoja e ndërtimit të një aeroplanmbajtëseje është 12.5 miliardë dollarë dhe ajo e një nëndetëseje është 7 miliardë dollarë. Falë martirëve dhe Haxh Kasemit, teknologjitë dhe pajisjet amerikane janë bërë të paefektshme dhe besimi në Zot ka reduktuar fuqinë e armiqve”, shtoi ai.

“Sot, rinia në këtë vend po qëndron fuqishëm kundër armikut dhe ata (amerikanët) nuk mund të hyjnë e të dalin në rrugët ujore të vendit tonë pa lejen e të rinjve tanë”, theksoi më tej ai.

“Sot, fuqia ushtarake e Iranit ka arritur një nivel kaq të lartë, saqë amerikanët dhe fuqitë arrogante janë të detyruar të përballojnë shpenzime të tilla dhe kjo fuqi i detyrohet shumë gjakut të dëshmorëve dhe dëshmorit Sulejmani”, vazhdoi admiral Tangsiri.

 

Tags