Janar 03, 2024 09:25 Europe/Tirane
  • Të shtënat miqësore vranë 18 izraelitë në Gaza

Të paktën 29 forca izraelite u vranë ndërsa po sulmonin Rripin e Gazës, 18 prej të cilëve u vranë për shkak të të shtënave “miqësore”.

18 izraelitë u vranë në “sulme miqësore” ndërsa rrjeti izraelit Kan TV raportoi javën e kaluar për hapjen e zjarrit të një ushtari izraelit ndaj shokëve të tij pasi u kthye nga Gaza.

Ndërkohë, kreu i Organizatës së Veteranëve me Aftësi të Kufizuara të Izraelit, Idan Kleiman tha se duke pasur parasysh ushtarët që vuajnë nga çrregullimi i stresit të pasluftës në Gaza, numri i të plagosurve ndoshta do të arrijë në afro 20000.

Megjithatë, kanali televiziv izraelit Channel 13 njoftoi në një raport se ushtria e regjimit e ka pranuar shtimin e viktimave në mesin e forcave ushtarake gjatë luftës në Gaza për shkak të të shtënave “miqësore”.

Më 31 dhjetor, ushtria izraelite pranoi se dy ushtarë të saj u vranë në veri të Gazës.

Siç thonë burimet izraelite, statistikat e publikuara nga ushtria e regjimit izraelit sugjerojnë se numri i viktimave të luftës në Gaza është rritur në mbi 500.

Mediat e regjimit flasin gjithashtu për rritjen e kërkesave të izraelitëve për të marrë këshillim psikologjik që nga fillimi i operacionit “Stuhia Al-Aksa”, i cili arriti në 100,000 sipas gazetës Maariv.

Gazeta Haaretz zbuloi disa informacione. Që nga fillimi i luftës në Gaza, më shumë se 2800 ushtarë izraelitë janë trajtuar në departamentin e rehabilitimit të Ministrisë së Luftës së regjimit, me 18% të ushtarëve që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe çrregullime të stresit post-traumatik.

Krizave iu shtuan edhe mosmarrëveshjet e brendshme mes liderëve izraelitë, një prej të cilave janë reformat në drejtësi të paraqitura nga kabineti i Netanyahut.

Gazeta Yedioth Ahronoth, në një raport, vuri në dukje mosmarrëveshjet dhe tha se regjimi izraelit tani ka dy kabinete: njëri është kabineti i Ben-Gvir dhe Smotrich, Ministri i Punëve Publike dhe Ministri i Financave të regjimit, dhe tjetri, kabineti i kryesuar nga Beni Gantz dhe Gadi Eisenkot, përkatësisht Ministër i Luftës i regjimit dhe ish-shefi i shtabit të ushtrisë.

Mosmarrëveshjet rriten pasi regjimi izraelit, pas gati tre muajsh, nuk ka shtënë në dorë asgjë nga lufta që shkaktoi në Gaza.

 

Tags