Presidenti Raisi: Izraeli përfundimisht do të shembet pavarësisht mbështetjes së fuqive arrogante
Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se regjimi izraelit do të zhduket përfundimisht, pavarësisht nga të gjitha mbështetjet e pakushtëzuara që merr nga fuqitë arrogante globale.
“Regjimi i rremë sionist, i cili merr mbështetje nga fuqitë arrogante globale, do të zhduket me siguri. Padrejtësia dhe shtypja nuk mund të zgjasin kurrë përgjithmonë dhe ky është një premtim hyjnor. Ajo që do të zgjasë është drejtësia”, tha ai të shtunën një tubim popullor në qytetin veriperëndimor, Zanxhan.
Raisi tha se armiqësia e armiqve ndaj kombit iranian, Revolucionit Islamik të vitit 1979, sistemit islamik dhe komandantit të lartë antiterror, gjeneral-lejtnant Kasem Sulejmani është për shkak të faktit se si Republika Islamike ashtu edhe Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Sejid Ali Khamenei u kushtojnë një rëndësi të veçantë të drejtave të palestinezëve të shtypur.
“Ky është parimi i fesë tonë dhe politika jonë është të mbrojmë njerëzit e shtypur të botës”, tha ai.
Raisi tha se themeluesi i ndjerë i Republikës Islamike, Imam Khomeini, ngriti çështjen e mbështetjes së kauzës palestineze dhe theksoi nevojën për çlirimin e qytetit të shenjtë al-Kuds dhe eliminimin e regjimit izraelit si një tumor kanceroz për më shumë se katër dekada.
“Këmbëngulja e Iranit për legjitimitetin e Palestinës pas katër dekadash është bërë e qartë për të gjithë botën”, tha ai.
Raisi tha se ndërkohë që mbështetja e popullit iranian për palestinezët ka gjeneruar armiqësi dhe sulme verbale kundër tij gjatë katër dekadave të fundit, ai ka mbetur i palëkundur në mbështetjen e tyre.
“Gjatë këtyre katër dekadave, armiku u armiqësua tej mase me kombin iranian. Ai sanksionoi dhe kërcënoi, vendosi një bllokadë ekonomike dhe zhvilloi armiqësi të llojeve të ndryshme, por kombi iranian fitoi në këtë luftë vullnetesh”, tha ai.
Presidenti tha se armiqtë, megjithë përpjekjet dhe kërcënimet e shumta, kanë dështuar në mënyrë të mjerueshme në komplotet e tyre kundër Iranit, ndërsa specialistët e rinj iranianë kanë fituar dhe përdorur teknologji të fundit.
“Ata mendonin se mund të na largonin nga industria bërthamore, por nuk ia dolën. Kështu ka qenë edhe në industrinë ushtarake, por janë bërë shumë punë të mëdha dhe shumë punë të tjera janë në vazhdim e sipër. Ata donin që ekonomia jonë të mos rritej, por ajo u rrit. Sipas statistikave, kemi më shumë se 5% rritje ekonomike. Ata donin të ndalonin prodhimin, por ne ringjallëm shumë njësi prodhuese joaktive dhe gjysmë aktive”, përfundoi Raisi.