Janar 14, 2024 08:29 Europe/Tirane
  • Teherani organizon konferencën ndërkombëtare “Stuhia Al-Aksa dhe Gaza: zgjimi i ndërgjegjes njerëzore”

Konferenca ndërkombëtare “Stuhia Al-Aksa dhe Gaza: zgjimi i ndërgjegjes njerëzore” filloi herët të dielën, me praninë e presidentit Raisi dhe një grupi studiuesish të shquar të botës islame.

Konferenca po mbahet në Hotelin Esteghlal në Teheran nën kujdesin e Forumit Botëror për Përafrimin mes Medh’hebeve Islame dhe me praninë e më shumë se 100 studiuesve nga mbarë bota islame.

Hamid Shahriari, Sekretar i Përgjithshëm i Forumit Botëror për Përafrimin mes Medh’hebeve Islame tha: “Dijetarët e shquar të botës islame kanë shfaqur një dëshirë të mirë për të marrë pjesë në këtë konferencë ndërkombëtare”.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Shahriari shtoi: “Sot, me organizimin e konferencave dhe webinareve, zëri i dijetarëve islamë është bërë më i lartë dhe përveç konferencës ndërkombëtare ‘Stuhia Al-Aksa dhe Gaza’, po mbahen edhe konferenca të tjera me prezencën e elitave dhe dijetarëve në Turqi, Mauritani, Tunizi të cilat së bashku përpiqen të shpjegojnë çështjen e Rezistencës”.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor, duke vrarë të paktën 23708 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur më shumë se 60005 të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

 

Tags